Afrim Gashi thirret urgjentisht në Amerikë

0

Pas udhëtimit zyrtar që kishte ditë më parë, përfaqësuesi i lartë i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, i cili kishte realizuar disa takime me mërgatën shqiptare në SHBA, marrim vesh se këto ditë edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka marrë vizë për SHBA, ku pritet që atje të të ketë takime me personalitete të larta të politikës amerikane dhe të mërgatës shqiptare.

Pas shumë takimeve të realizuara brenda këtyre muajve me përfaqësues dhe diplomatë ndërkombëtarë, kryetari i BESËS , Afrim Gashi, është ftuar që të realizojë takime me përfaqësues dhe diplomatë amerikanë në SHBA. Vlen të theksohet se pikërisht në momentumin historik të Maqedonisë, kur ajo merr ftesë për NATO dhe BE, kryetari Gashi udhëton për në SHBA.

Komentet

komentet