Ageler: Diskursi i fushatës të fokusohet në çështje esenciale, jo në sulme personale

ina-online
ina-online

27/02/2024

Ambasadorja amerikane Anxhela Ageler shpreson që diskursi i fushatës zgjedhore të fokusohet në çështje esenciale dhe jo në sulme personale.

Ajo me këtë rast madje ka porositur që kandidatët e gjithë spektrit politik të kenë parasysh se këto dhe të gjitha zgjedhjet kanë të bëjnë me qytetarët, por edhe për të ardhmen e vendit.

“Nëse do të mund të bëja një rekomandim për kandidatët në të gjithë spektrin politik, do të ishte të mbani mend se këto dhe të gjitha zgjedhjet kanë të bëjnë me qytetarët e këtij vendi. Ata kanë të bëjnë me atë se çfarë të ardhme shpreson dhe meriton ky vend dhe njerëzit e tij. Kështu që shpresoj që diskursi i fushatës të fokusohet në çështje esenciale dhe jo në sulme personale, sepse besoj se njerëzit janë të lodhur nga negativiteti”, ka deklaruar Ageler për portalin PRESSonline.al.

Siç ka thënë ajo, më pas votuesit do të jenë në gjendje të bëjnë zgjidhjen midis kandidatëve për ata që besojnë se do t’i ndihmojnë më së miri të arrijnë shpresat dhe ëndrrat e tyre për veten, fëmijët dhe shoqërinë e tyre.

Ageler ka thënë se shpreson që këto vendime ta sjellin këtë vend më pranë integrimit të plotë në komunitetin evropian.

Ajo theksoi se institucionet qeveritare duhet të vendosin procese për zgjedhje të lira dhe të ndershme për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

“Votuesit duhet të informohen përmes burimeve të besueshme të informacionit, duke njohur dhe hedhur poshtë dezinformatat dhe manipulimin. Dhe pastaj më e rëndësishmja, votuesit duhet të votojnë! Demokracia funksionon kur ne të gjithë bëjmë pjesën tonë. Pritshmëritë e mia për zgjedhjet janë të njëjta me ato të votuesve këtu; që i gjithë procesi, që nga periudha e fushatës deri në formimin e qeverisë së ardhshme të zhvillohet në mënyrë transparente që siguron zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka nënvizuar Ageler.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1058

Irani thotë se ka përfunduar me sulmin ndaj Izraelit, i kërkon SHBA-së të “qëndrojë larg”

bujar osmani

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Osmani: Dje paralajmërova, t’i themi stop fushatës së zezë dhe luftës hibride

IMG_1055

Mexhiti në Kumanovë: Na duhen njerëz që punojnë, e jo që flasin dhe zhvasin

IMG_1054

Taravari: Fitorja jonë vjen për shkak të bashkimit, nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimit

08640000-0a00-0242-2f7c-08d9c5599401_w408_r1_s

Irani nis dronë drejt Izraelit si shenjë hakmarrjeje

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

INFO

NA NDIQ