Ageler: Para zgjedhjeve të majit ka mundësi për emra të rinj në “Listën e Zezë”

Picture of ina-online
ina-online

02/02/2024

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler në një intervistë për TV24 paralajmëroi se mund të ketë emra të rinj në “Listën e zezë” Amerikane para zgjedhjeve të majit, përcjell INA.

“Nuk e di nëse do të ketë emra të rinj para datës 9 maj. Por ka shanse që të ketë. Mund të them se po shqyrtohen një numër i madh emrash dhe po bëhen vlerësime”, theksoi ambasadorja Ageler në intervistën për TV 24.

Ambasadorja e SHBA-ve ka inkurajuar qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe të japin votën e tyre.

“Asgjë nuk arrihet duke mos votuar dhe duke qëndruar në shtëpi. E di që ka shumë votues në vend që thonë se nuk do të votojnë, por kjo nuk është përgjigja e duhur”, beson ambasadorja Ageler.

Sipas saj, korrupsioni është kancer që pengon përparimin në këtë vend dhe se kjo përbën shqetësim.

“Puna jonë, partneritetet, aktivitetet, programet, sistemet që ndërtojmë bazohen në prioritetet që ndajmë me këtë vend dhe me këta qytetarë. Para se të vija këtu, përpara se Senati të konfirmonte emërimin tim, sepse kam shumë miq këtu, kam dëgjuar për shqetësimet e mëdha për korrupsionin. E njëjta gjë vlen edhe për ambasadorët amerikanë para meje. Arsyeja pse po flas për këtë, pse ekipi im po flet për të, pse SHBA po flet për të, pse liderët politikë në Uashington po flasin për të, është sepse ne dëgjojmë për atë problem çdo ditë. Sinqerisht, është si një kancer që po pengon përparimin në këtë vend. Duhet të flasim për të. Qytetarët e këtij vendi meritojnë të kenë drejtues, politikanë dhe zyrtarë në shëndetësi, arsim, gjyqësor dhe të punojnë për ta në mënyrë transparente. Dhe të ndëshkohen ata që nuk respektojnë rregullat, që ndërmarrin aktivitete korruptive në dobi të tyre”, deklaroi ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut. (INA)

ajo tha.

TË FUNDIT
14 minuta
“Çmimet e naftës kanë filluar të rriten”/Çfarë do të thotë konflikti në Lindjen e Mesme për ekonominë globale?
33 minuta
Në Prilep sot ditë zie pas vdekjes së tre punonjësve mjekësor
36 minuta
ISHP: Vitin e kaluar në Maqedoni nga kanceri i gjirit kanë vdekur 346 gra
2 orë
Qytetarët e veriut për rrymën: “Fatura anormale” dhe “duhen paguar”
2 orë
Mexhiti do ta vizitojë Haraçinën

ME TE LEXUARA

22 orë
Taravari: Ali Ahmeti duhet të mësohet në opozitë
12 orë
“Treni i qytetit” pritet të jetë gati në tetor të vitit 2025, paralajmëroi Nikollovski
19 orë
Petifer dhe Vicker promovuan librat e tyre që flasin për të kaluarën e Maqedonisë së Veriut
14 minuta
“Çmimet e naftës kanë filluar të rriten”/Çfarë do të thotë konflikti në Lindjen e Mesme për ekonominë globale?
1 ditë
Kina e pranishme në mënyrë aktive në arsimin në Maqedoninë e Veriut
17 orë
Ligji për “branitellat” do të miratohet, Sllavjanka Petrovska është e bindur
22 orë
Operohet Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë tregon problemin shëndetësor që ka
11 orë
Filipçe: Ka vonesë të konsiderueshme në kthimin e TVSH-së, 100 milionë euro nuk janë paguar për katër muaj

LEXO MË SHUMË

nafta tregjet

“Çmimet e naftës kanë filluar të rriten”/Çfarë do të thotë konflikti në Lindjen e Mesme për ekonominë globale?

IMG_8631

Në Prilep sot ditë zie pas vdekjes së tre punonjësve mjekësor

tetori roz kanceri ne gji

ISHP: Vitin e kaluar në Maqedoni nga kanceri i gjirit kanë vdekur 346 gra

veriu-1-600x360

Qytetarët e veriut për rrymën: “Fatura anormale” dhe “duhen paguar”

izet mexhiti carshi

Mexhiti do ta vizitojë Haraçinën

ageler, mickovski

Mickoski, Ageler dhe Misajllovski në stërvitjen metodike-treguese në “Krivollak”

moti-1

Mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut

IMG_8650

Redona Bexheti e vetmja në trojet shqiptare që doktoron në fizikë mjekësore!

INFO

NA NDIQ