Ageler për Alsat: S’ka limite për listën e zezë, ne s’mund t’i arrestojmë të korruptuarit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

23 Mars, 2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës akoma nuk bëjnë publik emrat të cilët hetohen për korrupsion dhe të cilët mund të jenë pjesë e listës së tyre të zezë, por thonë se nuk ka kufizime se kë mund të përfshijë kjo listë.

Në një intervistë ekskluzive për “Rruga drejt” në Alsat, ambasadorja e SHBA-së Angela Ageler tha se institucionet në Uashington janë shumë të kujdesshëm për të hetuar mirë emrat që kanë marrë në konsideratë përpara se t’i publikojnë ata. Hetimet përfshijnë politikanë, persona nga sektori i drejtësisë dhe biznesmenë.  Ageler tha se varet nga institucionet e vendit në Shkup se çfarë do të bëjë me ato emra.

“SHBA-të mund të sanksionojnë një individ, por ne nuk i burgosim ata, nuk vijmë këtu dhe t’i arrestojmë, ne vetëm u themi atyre se u vendosim sanksionet e caktuara financiare, ose që nuk do të munden më të udhëtojnë në SHBA, ose çfarëdo forme të sanksioneve që marrin. Kështu që, SHBA-të mund të thonë, ja ku i keni dy emra të njerëzve që ne do t’i sanksionojmë dhe siç e kemi parë me rastet që cituat, sanksionet mbesin pavarësisht vendimeve gjyqësore që janë marrë për ata individë, por nuk nxisin asnjë proces gjyqësor këtu. Kjo i takon qeverisë së Maqedonisë së Veriut, kjo u takon zyrtarëve të zgjedhur nga njerëzve të këtij vendi. Ata duhet të thonë: ne kërkojmë nga të zgjedhurit tanë të mbajnë përgjegjësi për korrupsionin që shohim çdo ditë”, tha Angella Ageler, Ambasadore e SHBA-ve në Shkup.

E pyetur për projektin e fundit për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D, Ageler tha se institucionet duhet të hetojnë dyshimet e mundshme për kompaninë vendore që mbikëqyrë punimet.  Ajo shtoi se kompania amerikane që ndërton projektin “Behtel” nuk lidhet aspak me këto dyshime./Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

foto-autostrada-korridori-8

Një ndërmarrje shtetërore fitoi më shumë se bankat më të mëdha maqedonase

escobar

Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

kasami

Kasami: Nuk isha i ftuar në 21 vjetorin e BDI-së! Ali Ahmeti të largohet nga politika (VIDEO)

fitor jakupi

Fitor Jakupi shpall kandidaturën për degën e BDI në Kumanovë

lajcak escobar kurti

Përfundon takimi, Escobar dhe Lajçak 3 kushte për Kurtin

dash-1

Tentuan ta destabilizojnë Ballkanin, SHBA-ja sanksionon shtatë rusë

Pence Mike Pence

Pence kandidon për zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA

kasami

Kasami: ASH degjeneroi, po përgatitë anëtarësinë për koaliconin me BDI-në

alternativa

AlternAtivA: Shqiptimi i dënimeve për djegien në spitalin modular në Tetovë është djegie e dytë

INFO

NA NDIQ