Ligji për Amnisti, ja çka thotë ambasadorja amerikane, Aggeler

Picture of INA
INA

04/10/2023

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler ka komentuar debatet për propozim-ligjin për amnisti.

Ajo ka kërkuar nga liderët e shtetëror që t’u sqarojnë qytetarëve pse e miratojnë Ligjin për amnisti, përcjell INA.

E pyetur se çfarë mendon SHBA për këtë ligj, i cili ndodhet në procedurë kuvendare, ajo tha se procesi duhet të kalojë me transparencë dhe qytetarët duhet ta dijnë se çfarë ndodh dhe pse miratohet ky ligj.

“Qytetarët e vendit duhet të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe pse po ndodh dhe që liderët e tyre të zgjedhur t’u komunikojnë atyre pse është e rëndësishme. Ky nuk është ligji i parë i amnistisë, sigurisht që nuk do të jetë i fundit dhe ne po e ndjekim nga afër procesin për të parë rezultatin përfundimtar”, tha Ageler.

Ajo shtoi se SHBA nga afër e ndjek këtë proces.

Ajo komentoi edhe ndryshimet kushtetuese që duhet të miratohen për nisjen e negociatave me BE-në. Sipas saj, është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së, për shkak të së ardhmes së gjeneratave të reja.(INA)

TË FUNDIT

Ndërron jetë shqiptari nga Shkupi, njëri ndër pacientët më jetëgjatë në botë nën terapinë e hemodializës

VLEN mirëpret mërgatën në pikën kufitare të Tabanocit: Nuk jeni mysafirë, jeni pjesë e zemrës sonë

Lamine Yamal nënshkruan historinë me gjyshen përdore!

Nuk fshihen më, Sara Hoxha dhe Erik Fullani të lumtur në plazh

Mexhiti mirëpriti veprimtarin shqiptaro-amerikan Bruno Ceka

Taravari: VLEN si projekt dështoi, kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga BE

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË