Ageler: Tre dekada treguam se çfarë do të thotë miqësi dhe partneritet i vërtetë

Picture of Ina Online
Ina Online

02/07/2025

Në ceremoninë zyrtare për nder të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, e mbajtur mbrëmjen e kaluar në Ambasadën e SHBA-së në Shkup, ambasadorja amerikane Angela Ageler theksoi lidhjen e fortë dhe të qëndrueshme mes dy vendeve.

Në fjalimin e saj, ajo theksoi se për tri dekada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut i kanë përballuar bashkë krizat globale dhe ndryshimet politike ndër breza, dhe çdo herë kanë dalë më të forta, përcjell INA.

Ajo vlerësoi misionet e përbashkëta në Irak dhe Afganistan, bashkëpunimin ushtarak në Krivollak, si dhe angazhimin për ruajtjen e paqes. “Për tri dekada kemi treguar se çfarë mund të arrihet përmes forcës, kompromisit dhe durimit. Kemi dëshmuar se çfarë është miqësia dhe partneriteti i vërtetë,” tha Ageler.

Ambasadorja theksoi gjithashtu respektin e ndërsjellë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Maqedonisë së Veriut dhe rëndësinë e dialogut të ndershëm për çështje të ndjeshme për të dyja vendet. Ajo shprehu edhe solidaritet për humbjet që ka përjetuar vendi, duke përmendur tragjeditë me humbje jetësh në zjarrëra të fundit.

Fjalimin e saj Ageler e përmbylli me urimin: “Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zoti e bekoftë Republika e Maqedonisë së Veriut.”(INA)

TË FUNDIT

Nesër dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Kaltrina Beqiri: Pas 20 vitesh e harruat Tetovën – qytetarët nuk mashtrohen më!

“Putini më mashtroi!” – Trump shpall fundin e durimit

Meta rrit konkurrencën me një qendër të re të dhënash gjigante për inteligjencën artificiale

YouTube vendos rregulla të reja për përmbajtjen joautentike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË