Aggeler: Ekipi i juristëve të Ambasadës po i shqyrton ndryshimet në Kodin Penal

Picture of Ina Online
Ina Online

13/09/2023

Ekipi i juristëve të Ambasadës amerikane po i shqyrton ndryshimet në Kodin Penal, unë personalisht nuk i kam parë, kështu që nuk mund t’i komentoj, por siç ishte bërë e ditur edhe nga Departamenti i Shtetit është e nevojshme që të ndiqen procedurat në sistemin juridik në vend“, deklaroi sot ambasadorja amerikane, Angela Aggeler duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve që të japë koment për miratimin e shpejtë të ndryshimeve në Kodin Penal.

“Për këtë u përgjigjëm të premten, ekipi i juristëve të Ambasadës amerikane i shqyrton, unë personalisht nuk i kam parë, kështu që nuk mund t’i komentoj dhe siç thamë në kumtesën e Departamentit të Shtetit është e nevojshme që të ndiqen procedurat në sistemin juridik të vendit”, tha ambasadorja sot në fillimin e punës për ndërtimin e Korridorit 8.

Shërbimi për shtyp i Departamentit të Shtetit tha më parë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase se korrupsioni ka potencial të minojë ambiciet strategjike të Maqedonisë së Veriut, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ndryshimet e reja në Kodin Penal, të cilat ulin dënimet për keqpërdorim kriminal dhe shoqërim kriminal do të komplikojnë përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionit në vend.

“E inkurajojmë Maqedoninë e Veriut që të përmbushë premtimet e saj për të luftuar korrupsionin. Liderët e Maqedonisë së Veriut duhet të tregojnë rezultate të fuqishme, kundër korrupsionit duke forcuar pavarësinë institucionale dhe duke parandaluar ndërhyrjet politike, veçanërisht në gjyqësor, i cili është thelbësor për përmbushjen e qëllimeve të anëtarësimit në BE dhe ndërtimin e besimit të qytetarëve në qeveri”, thekson Departamenti i Shtetit.

Kuvendi me flamur evropian dhe në procedurë të shpejtë i kaloi javën e kaluar ndryshimet në Kodin Penal, të cilat parashohin dënime më të ulëta për personat dhe funksionarët zyrtarë të cilët do ta keqpërdorin pozitën e tyre, ndërsa presidenti Stevo Pendarovski e nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal.

TË FUNDIT

Veprimtari nga SHBA me paralajmërim të fortë: Ja pse zgjedhjet e 9 shkurtit janë më të rëndësishmet që nga paslufta!

John Ratcliffe konfirmohet në krye të CIA-s

Taipi numëron projektet infrastrukturore për 2025, nga projektimi për Tetovë-Prizren deri tek segmenti dytë Bllacë-Shkup

BDI: VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës

Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

Sërish keqtrajtohen të burgosurit e rastit “Kumanova”

ME TE LEXUARA

1

BDI: VLEN dje thanë se s'ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës
1
Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

LEXO MË SHUMË