Aggeler: Ndryshimet kushtetuese duhet të kalojnë deri në fund të vitit

INA
INA

29/05/2023

Ambasadorja amerikane në vend, Angela Aggeler, kujtoi qëndrimin e senatorit Kris Marfi, i cili dy ditë më parë nga Shkupi bëri thirrje për votimin e ndryshimeve kushtetuese, përndryshe mos votimi do të ishte një hap shqetësues në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.

Ageler theksoi se ajo nuk do të komentonte deklaratën e Marfit, por megjithatë shtoi se qëllimi i saj ishte të mundësoj vendimet e vështira.

“Këto vendime mundësojnë lëvizjen e vendit drejt integrimeve euroatlantike dhe nëse nuk merren deri në fund të këtij viti, atëherë sigurisht që do të ketë njerëz në Shtetet e Bashkuara, në Shtëpinë e Bardhë, por edhe ligjvënësit tanë, të cilët do të pyesin veten nëse vendi ka angazhim të fortë për integrimin euroatlantik”, deklaroi Angela Aggeler – Ambasadore e Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, ambasadori holandez në vend, Dirk Jan Kop, i është bashkuar ofensivës diplomatike për ndryshimin e Kushtetutës. Ai në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” bëri thirrje që të shfrytëzohet momenti dhe të mos vonohen integrimet, me paralajmërime absurde se mund të ketë marrëveshje të re mes Shkupit dhe Brukselit.

“Disa zyrtarë nga VMRO-DPMNE, thonë se do të negociojnë për marrëveshje më të mirë. Kjo është absurde. Nuk ka marrëveshje më të mirë se kjo. Kjo është absolutisht marrëveshja më e mirë që mund të arrijë Maqedonia e Veriut. Sipas mendimit tim, ajo që po ndodh është se VMRO rrezikon të vonojë anëtarësimin në BE për të paktën tre-katër vjet dhe mendoj se kjo nuk është sjellje e mirë si dhe mund të jetë zhgënjyese nëse ndodh”, tha Dirk Jan Kop – Ambasador i Holandës.

Integrimi evropian i vendit do të jetë një nga temat që do të diskutojnë kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski. Kryeministri ftoi dje kreun e opozitës në takim ku të dy, përveç integrimit europian, do të diskutonin edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje. VMRO u përgjigj se Mickoski është i gatshëm për takim në çdo kohë nëse diskutohet për interesat kombëtare, por shtoi se do të duhet të diskutohet për periudhën që do të pasojë, siç thonë, pas dështimit të procesit të ndryshimeve kushtetuese. Ambasadorja Ageler tha sot se dialogu është zgjidhja më e mirë për zgjidhjen e çështjeve madhore përpara dhe pret që diskutimi të jetë i frytshëm.

Ndryshe, sipas njoftimit, takimi Kovaçevski-Mickoski do të mbahej në dhjetë ditët e ardhshme.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1713907438210

Mexhiti: Vazhdojnë aderimet nga BDI në Lëvizjen Demokratike

FB_IMG_1713907004844

Kryetari Konjufca vlerësoi lart kontributin e komunutetit turk në shtetndërtimin e Kosovës

vjosa osmani nju jork

Nënat e Srebrenicës për fjalimin e Osmanit: “Do të mbahet mend…!”

inbound3366641930486413441

Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta

vucic kurti

BE-ja mbështet Serbinë për muri – nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t’i ndërpritet procesi i anëtarësimit

IMG_1466

Menduh Thaçi bashkë me Blerim Bexhetin në Karshiakë

inbound6405638811103823630

Universiteti i Tetovës dhe Shoqata “TAKT” nënshkruan memorandum bashkëpunimi

klasa

Nxënësi bën kërdinë në shkollën e Shkup, arrestohet nga policia

inbound4488318726461931546

Në fshatrat e Tetovës ngjitnin materiale propaganduese gjatë heshtjes zgjedhore, dy persona kapen nga Policia

INFO

NA NDIQ