Aggeler: Nuk ka informacione, por gjithmonë ka vend për të dyshuar për ndikimin rus në zgjedhje

ina-online
ina-online

25/01/2024

Pasi kanë mbetur edhe pak muaj deri në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, аmbasadorja amerikane në vend, Angela P. Aggeler ka deklaruar se nuk ka njoftim për ndonjë tentim specifik për ndikim rus në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoninë e Veriut, por ajo shtoi se beson që gjithmonë në vend ekziston influenca ruse.

Aggeler tha se është e rëndësishme që qytetarët t’u parashtrojnë pyetje kandidatëve para se të votojnë.

“Nuk jam e njoftuar për ndonjë influencë specifike siç e përshkruani. Besoj që është aty sepse në përgjithësi është në këtë rajon, por më e rëndësishmja siç shkojmë drejt kësaj periudhe të zgjedhjeve, është që qytetarët e këtij vendi të parashtrojnë pyetje, të parashtrojnë pyetje deri tek kandidatët dhe gjatë votimit të reflektojnë prioritetet e tyre në vazhdimin tutje, për mua kjo është më me rëndësi”, theksoi ambasadorja amerikane Ageler.

Këto deklarata ambasadorja e SHBA-së, i bëri gjatë takimin që kishte me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ku nënshkruan memorandum për vazhdimin e zbatimit të Programit Fulbright ( fullbrajt) për shkëmbim akademik, i cili ka histori tanimë 77-vjeçare. Aggeler theksoi se SHBA mbështet fuqishëm arsimin në Maqedoninë e Veriut.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

abazoviq dritan

Abazoviq: Tash shqiptarët në Mal të Zi nuk e ngrisin më flamurin edhe pse kanë të drejtë

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

INFO

NA NDIQ