Aggeler nuk komenton Grubin, do ta shohë RMV-në në BE

Picture of Ina Online
Ina Online

17/12/2024

Ambasadorja amerikane në vend, Angela Aggeler, nuk ka komentuar hetimin që po zhvillon Prokuroria Publike rreth ish zëvendëskryeministrit, Artan Grubi i cili së fundmi u fut në listën e zezë amerikane, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të profilit të lartë. Ajo tha se, nuk dëshiron të ndërhyjë në çështjet e brendshme të shtetit.

Angela Aggeler, Ambasadore e SHBA-së në RMV

Nuk mund të komentojë. Nuk jam pjesë e hetimit asnjërit nga proceset ebrendshme hetimore në këtë vend”.

E pyetur nëse, SHBA do të ndërmejtësojë në zgjidhjen e kontestit midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të zhbllokohet rruga eurointegruse, ajo tha se, SHBA nuk është pjesë e BE-së dhe nuk janë pjesë e shumë prej atyre diskutimeve.

Angela Aggeler, Ambasadore e SHBA-së në RMV

Ne nuk jemi pjesë e BE-së dhe kështu nuk jemi pjesë e shumë prej atyre diskutimeve. Por unë do të them atë që kemi thënë më parë në Uashington dhe këtu në Shkup dhe gjithashtu miku im në Sofje, ambasadori ynë atje. Ne do të donim shumë ta shihnim Maqedoninë e Veriut brenda Bashkimit Evropian dhe shpresojmë që diskutimet të jenë të suksesshme dhe të frytshme, sepse e ardhmja e begatë, e suksesshme dhe e sigurt e këtij vendi është brenda BE-së, është në zemër të Evropës, aty ku përket”.

Ndërkaq, eksperti amerikan për Ballkanin, Edward Joseph, të dielën në intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se, pret që SHBA-ja të kyçet në mënyrë më aktive në zgjidhjen e këtij kontesti, duke shtuar se, vendet anëtare të BE-së në mënyrë individuale mund të japin garanca për këtë dhe të japin sinjale të përkushtimit të fortë se, kur të plotësosht ky kusht nuk do të tolerojnë sërish kushte të tjera.

TË FUNDIT

Licencat dygjuhëshe në Kuvend, me kërkesë të qytetarëve do të jepen edhe në gjuhën shqipe

Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!

“Nuk të prek më”, Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin

Maqedonia e Veriut nuk e ndalon Tik-tokun

Pse Trump firmosi daljen e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë?

ME TE LEXUARA

1
Licencat dygjuhëshe në Kuvend, me kërkesë të qytetarëve do të jepen edhe në gjuhën shqipe
1
Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!
1
"Nuk të prek më", Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)
1
Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin
1
Maqedonia e Veriut nuk e ndalon Tik-tokun

LEXO MË SHUMË