Aggeler për “Fokus”: Liderët duhet ta shfrytëzojnë mundësinë për në BE para se t’u ikë!

Picture of Ina Online
Ina Online

15/05/2025

Në një intervistë për javoren “Fokus”, ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriur, Angela Aggeler flet për disa çështje aktuale dhe u dërgon mesazhe të qarta politikanëve.

Ajo thotë se, pa marrë parasysh nëse janë në opozitë apo në pushtet, partitë duhet të përqendrohen në përmirësimin e mirëqenies së të gjithë shtetit – dhe jo vetëm të një grupi.

FOKUS: Le të hapim temën shumëvjeçare – anëtarësimi në BE. Temë që përcillet tashmë 35 vjet, përgjatë gjithë jetës sime. Disa thonë se asgjë nuk do të ndryshojë gjatë mandatit të kësaj qeverie. Me kontestin me Bullgarinë që ende po e bllokon situatën, cila është alternativa?

AGGELER: Po ta kisha përgjigjen, nuk do të ishim ende duke diskutuar për këtë. Nuk e di nëse ekziston ndonjë alternativë për momentin. Udhëheqësit më të lartë të shtetit – kryeministri, ministri i Jashtëm, ministri i Mbrojtjes dhe ministra të tjerë – shpesh janë në Bruksel, ku diskutojnë me përfaqësues të lartë të BE-së. Si ambasadore e SHBA-së, besoj fuqishëm se Maqedonia e Veriut i përket BE-së. Gjeografikisht, politikisht dhe strategjikisht, kjo ka kuptim. Edhe pse SHBA nuk është pjesë e BE-së, ne i shohim qartë përfitimet që anëtarësimi do t’u sillte qytetarëve maqedonas – në tregti, infrastrukturë, sundim të ligjit dhe reforma kundër korrupsionit.

E kuptoj zhgënjimin. Ndryshuat emrin, flamurin, bëtë lëshime të mëdha. Megjithatë, qëllimi ende është i paarritshëm. Por këto vendime – sado të vështira të jenë – duhet të merren. Brukseli nuk është një zë i vetëm; ai është një bashkim kompleks shtetesh. Gjithmonë është zhgënjyese kur retorika bëhet panevojshëm armiqësore nga cilado anëtare. Nevojitet dialog, pragmatizëm dhe veprim. Besoj se ka një mbështetje të fortë në Bruksel dhe se liderët maqedonas duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi përpara se ajo të humbasë.

FOKUS: Po çfarë nëse nuk veprohet? Çfarë nëse mbetemi në këtë gjendje të pasigurisë?

AGGELER: Edhe nëse procesi i anëtarësimit në BE ngec, ne nuk qëndrojmë në vend. Ne po punojmë me këtë qeveri dhe qytetarët e saj në shumë, shumë fusha që pasqyrojnë qëllimet tona të përbashkëta. Bisedat e mia këtu përqendrohen në çështje kyçe – diversifikimin energjetik, zhvillimin ekonomik, sigurinë kombëtare dhe modernizimin e ushtrisë, sundimin e ligjit, arsimin, shëndetësinë, mundësitë reale për qytetarët – lista është e gjatë. Korrupsioni mbetet ende pengesa kryesore për zhvillim. Është e vështirë të tërheqësh investitorë apo të ndërtosh kompani të suksesshme, kur ekziston ndjesia se ka kosto të fshehura dhe praktika të padrejta.

Misioni ynë është ta ndihmojmë Maqedoninë e Veriut të ecë përpara. Ne duam të shohim siguri ekonomike, mundësi për të rinjtë dhe cilësi më të mirë të jetës. Sigurisht, do të vazhdojmë të mbështesim vendimet e vështira drejt BE-së, por përkushtimi ynë nuk varet nga kjo. Jemi këtu për të ndihmuar që ky shtet të ketë sukses.(INA)

TË FUNDIT

Ministri Maqedonci: 26 vite nga Çlirimi i Kosovës – liria është fituar me gjak, duhet ruajtur çdo ditë

Lëshohet rruga e rikonstruktuar Ohër – Shën Naum! 24.3 kilometra, investim 11.7 milionë euro

Mexhiti: Shkupi, qendër rajonale për tranzicionin energjetik

Arrestimi i nënës, Geti thyen heshtjen në rrjete sociale

Mickoski: Do ketë zgjidhje për Inspektoratin e Gjuhëve, së shpejti sigurojmë dhe Badinterin

Arben Fetai fton në takim strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË