Agim Bahtiri ka një porosi për Vuçiqin

Picture of INA
INA

05/09/2024

Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka përcjell një porosi kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ja porosia e tij:

“Z. Vuçiq, Nuk jemi më në ato kohëra kur mund të diskutohet për ndarjen e Kosovës siç bëhej më parë, apo për të vendosur kufizime mbi praninë e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të saj.

Kryeministri Albin Kurti nuk është një lider që bën kompromise në dëm të shtetit që ai përfaqëson. Ai është një kryeministër që mbështet paqen dhe barazinë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie apo përkatësie politike. Ai beson në një Kosovë me kufijtë aktualë, të cilën e kanë njohur mbi 117 shtete të botës, ku secili qytetar gëzon të drejta të barabarta brenda kufijve të saj sovranë. Qeveria e Kosovës nuk shantazhohet prej këtyre kriminelëve që i organizon ti për të bërë tubime për mbylljen e kufijve. Synimi jonë është paqja dhe zhvillimi, jo ndarja dhe konflikti.

Duhet ta keni të qartë se askush nuk ka të drejtën të marrë vendime që shkelin integritetin territorial të Kosovës. Marrëdhëniet mes shteteve duhet të bazohen mbi respektin reciprok dhe sovranitetin e ndërsjellë. Në këtë frymë, bisedimet duhet të orientohen drejt një të ardhmeje ku paqja dhe bashkëpunimi janë qëllimet e përbashkëta, jo tensionet dhe ndarjet.

Kosova është një realitet, dhe ky realitet meriton respektin e të gjithëve, përfshirë edhe tuajin”, ka shkruar Bahtiri. (INA)

TË FUNDIT

Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane

OKB: Më shumë se 800 civilë të vrarë në përpjekje për të marrë ndihma ushqimore në Gaza

Kryeparlamentari Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq

Fetai: Në Kumanovën time prezantuam Planin operativ për punësim 2025 prej 40 milionë eurosh

Incidenti në Çair, policia ndalon 3 persona, Toshovski: Dyshime mbi versionin e dhënë nga Arsovska

Komuna e Çairit: Incidenti me Arsovskën nuk ka lidhje me komunën, institucionet të veprojnë me përgjegjësi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË