Agim Bahtiri vjen një mesazh nga Mitrovica

Picture of Ina Online
Ina Online

07/03/2025

shkruan: Agim Bahtiri

Të dashur qytetarë,

Faleminderit nga zemra për besimin dhe përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme! Me 20,457 votat tuaja, (prej tyre, mbi 8500 nga Mitrovica e zemrës sime ❤️) më keni dhënë nderin dhe përgjegjësinë e madhe për të qenë zëri juaj në Kuvend.

Besimi është amanet. Ai nuk blihet, as nuk shitet. Ai fitohet me veprim, me përkushtim, me sakrificë. Ju me besimin tuaj, me ardhjen tuaj në konakun tim, për të më dhënë mbështetje të çeliktë, (ku një gjë e tillë nuk mbahet mend në fushatat politike), më keni dhënë jo thjesht një mandat, por një mision. Më keni besuar jo një karrige, por një përgjegjësi të shenjtë.

Historia kujton ata që guxojnë. Ata që, edhe kur rruga është e vështirë, nuk ndalen. Ata që, edhe kur ndodhen përballë stuhisë, qëndrojnë drejt. Unë nuk kam zgjedhur rrugën e lehtë, por rrugën e duhur. Dhe në këtë rrugë nuk jam vetëm. Jam me ju. Jam për ju.

Sot, më shumë se kurrë, ndjej peshën e këtij besimi. Do të jem aty ku duhet, do të flas kur duhet dhe do të mbroj interesin tuaj me vendosmëri. Nuk do ta lejoj me ASNJË KOMPROMIS ndarjen e Kosovës, dhe për këtë e kam edhe mbështetjen e hekurt të kryeministrit Kurti, të cilin e falënderoj që qëndron stoik në këtë aspekt.

Kjo nuk është një fitore personale. Kjo është një thirrje për përgjegjësi, për guxim, për veprim. Unë nuk premtoj mrekulli, por premtoj diçka më të madhe: të mos e tradhëtoj kurrë besimin tuaj. Ta mbaj fjalën ashtu siç e mban shqiptari që e di se nderi vlen më shumë se jeta.

I juaji,
Agim Bahtiri

TË FUNDIT

Thaçi s’po lejohet të merr pjesë në varrimin e babait, Rama: Një poshtërim i ri nga tribunali i turpshëm

Ministrja e Drejtësisë reagon që Specialja s’po i jep leje Hashim Thaçit për varrimin e babit: Absurde, e padrejtë

Kim Mehmeti: Përderisa prindërit i varrosin të dashurit e vet, qeveria kërkon varr për përgjegjësinë e saj

Nga 3 deri në 20 vjet mund të dënohen të përfshirët në tragjedinë në Koçan! Procedura hetuese mund të nisë këtë javë!

Mickoski pas takimit me Durmishin dhe Stojanoskin: Nga nesër fillojnë kontrollet në terren i të gjithë subjekteve

I shuhen ndjenjat? Egli e prerë me Gjestin: Ti në rrugën tënde, unë në rrugën time

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË