Kryeshefi i antikrimit sipas Vettingut në Tetovë

0

Zv/ministri i punëve të Brendshme, Agim Nuhiu arsyetohet pas shkakrikimit të kryeshefit të policisë kriminalistike nga radhët e BDI-së duke e zëvendësuar me atë të PDSH-së

Sipas tij kjo është bërë sipas vettingut .

“Mekanizmin e Vettingut e zbatuam gjatë përzgjedhjes së Kryeshefit të policisë në Tetovë muaj më parë – z. Amir Dalipi. Këto ditë përzgjodhëm po ashtu me anë të mekanizmit të Vettingut edhe Kryeshefin e policisë kriminalistike në Tetovë – kolegun Idriz Milaimi.
Jam krenar që jemi të parët në shtet që zbatojmë Vettingun me bindje se vetëm kështu do të kemi polici në shërbim të shtetit dhe qytetarëve. Ju siguroj se përzgjedhja e Kryeshefit të policisë kriminalistike në Tetovë dhe avansimet tjera në MPB nuk janë rezultat i marreveshjeve politike partiake, por i profesionalizmit dhe meritokracisë” është shprehur Nuhiu.

Edhe pse Nuhiu flet për profesionalizëm në SPB e Tetovës, Tetova vazhdon të jetë një qytet i kaosit ku policia nuk funksionon dhe droga vazhdon të përhapet në shkolla të mesme dhe fillore.

Komentet

komentet