Agim Veliu: Quni s’ka autorizim të ofrojë diçka të tillë, pres rrëzimin e Qeverisë Kurti

0

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, në një lidhje telefonike për FRONTAL të T7, ka folur për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe lutjen që deputeti i LDK’së, Anton Quni, ia bëri Albin Kurtit për të shqyrtuar vendimin për shkarkimin e vetë Veliut dhe atë për heqje të taksës me qëllim të anulimit të mocionit.

Veliu ka thënë se Anton Quni s’ka kurrfar autorizimi për të ofruar negociata të tilla me Albin Kuritn. Nënkryetari i LDK’së ka thënë se pret rrëzimin e Qeverisë Kurti, që sipas tij është më e rrezikshme se koronavirusi.

Përveç tjerash Veliu nuk ka ngurruar të atakojë Kurtin, duke e quajtur si tinzar.