Agjenda e Stoltenberg në Qeveri dhe konferenca me mediat Kovaçevski

ina-online
ina-online

21/11/2023

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot pasdite do të pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që është vizita e parë që kur vendi është anëtar i plotfuqishëm i NATO-s.

Sipas agjendës për vizitën zyrtare të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, menjëherë pas ceremonisë së pritjes është paraparë takim kokë më kokë me Kryeministrin Kovaçevski, pas së cilës do të vijojë takimi bilateral i dy delegacioneve.

Në përbërje të delegacionit do të jenë ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO, Dane Taleski.

Kryeministri Kovaçevski dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, në orën 16:30 do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp në Qendrën e Medias të Qeverisë.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Biljana-Ivanovska-780x439-1

Ivanovska: Komisioni për Antikorrupsion në vitin 2019 kërkoi shkarkimin e Angjushevit

policia-mk

Avokati që dërgoi Palevskin në Beograd po merret në pyetje në polici

azir aliu

Ministri Azir Aliu sjell 5 ligje të rëndësishme për reformën në administratë dhe transformimin digjital

Palevski palco

Së shpejti do të bëhet ekstradimi i Palevskit/ Do të qëndrojnë në paraburgim në Turqi deri sa t’i dorëzohet RMV-së

foto-autostrada-korridori-8

Shpronësohen 45 parcela përgjatë Korridorit 8/ Grubi: Projekti do të realizohet sipas dinamikës së paraparë

paraburgim-1

Maqedonia pa bazë ligjore për dënimin me vdekje, burgimi i përjetshëm mbetet dënimi më i lartë

cigar-elektronike1

Shifra shqetësuese për duhanpirjen te minorenët/ 12,4% nga mosha 13 deri 15 vjeç konsumojnë duhan

artan grubi

Grubi: Do të mbulohen shpenzimet e rrugës për administratën shtetërore në vlerë prej 50%

vrasja ekuador remzi azemi

Vrasja në Ekuador e shqiptarit, arrestohet në Maqedoni i shumëkërkuari

INFO

NA NDIQ