Agjensioni “Eugen 2011” dhuroi mbi 500 libra për Manastirin

Picture of INA
INA

15/05/2023

Mbi 500 tituj librash janë dhuruar për iniciativën për themelimin e biblotekës me libra shqip në Manastir nga Agjensioni “Eugen 2011” me seli në Strugë.

Eugen Murtishi pronari i Agjensionit “Eugen 2011” tregon për Strugalajm se në momentin që dëgjoi për këtë iniciativ vendosi kontakte me Ermira Selimin ideatoren e këtij akti fisnik.

“Ky dhurim librash nuk do të jetë i fundit, por edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të mbështesim ide dhe ndërmarrje që kanë për qëllim mbështetjen e dhe zhvillimin e kulturës dhe promovimin e tolerancës në mjediset tona”, theksoi Murtishi.

Ndërkohë, nga ana tjetër pasi pranoi donacionin Ermira Selimi theksoi se dhurimi i librave ka ecur në mënyrë shumë të shpejtë falë donatorëve dhe dashamirëve të librit nga mbarë hapësira shqiptare.

Ndërsa, sa i përket jetësimit të kësaj iniciative, ajo theksoi se tashmë ka mbetur ana burokratike të tejkalohet.

“Librat, falë mbeshtetjes së madhe që mori kjo inicitivë janë siguruar, tani mbetet që burokracia ta tejkalojë veten dhe Manastiri, qyteti që i ka dhënë aq shumë kombit tonë të ketë një biblotekë për librin shqip”, përfundon ajo.

Agjensioni “Eugen 2011” prej vitesh funksionon në tregun e shitblerjes së patundshmërive jo vetëm në Strugë por edhe në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë duke ndërtuar një emër të respektuar në këtë profil biznesi (Strugalajm.com)

TË FUNDIT

Rama me krimin harxhoi 70 milionë euro, fali 200 milionë euro gjoba, reagoi Berisha nga protesta në Tiranë

Albrim Hoxha: Jam “ushtar” i Aleancës dhe VLEN-it, gjithmonë kundër BDI-së!

Reuters: Shqipëria e vogël dhe aspiruese pret samitin gjigant europian

Mexhiti: Jemi në bisedime me deputetët e Frontit

Vendimi për shqipen mund të shtyhet

Shqipëria po tkurret, INSTAT: Po vazhdon rënia e popullsisë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË