Agjenti i Jorginho-s i hap derën Juves

0

Agjenti i Jorginho-s, Joao Santos, ka insistuar që Juventusi nuk ka pyetur për klientin e tij, ndonëse ka thënë se çdo lojtar do të dëshironte që të luante për kampionët e Serie A.

Sipas disa raporteve, Zonja e Vjetër është e interesuar që ta ribashkojë trajnerin Maurizio Sarri me njërin prej lojtareve të tij të preferuar me të cilin kishte bashkëpunuar në Chelsea dhe Napoli .

“Juventusi është njëri prej top klueveve në Evropë dhe secili lojtar do të dëshironte që të luante për ta”, ka thënë Santos.

“Nuk kam dëgjuar nga [drejtori sportiv i Juventusit, Fabio] Paratici, nuk më ka telefonuar. Jorginho-s i kanë mbetur edhe tre vjet në kontratën e tij me Chelsea-n, ai po kalon mirë në Londër”.