Agjenti i njohur serb Spasiq pranon se kishte sajuar dhe falsifikuar dosjen për Ali Ahmetin (VIDEO)

Një nga ish-agjentët e UDB-së serbe, Bozhidar Spasiq në një intervistë për televizionin TV Happy ka pranuar se kishte sajuar dhe shpifur dosjen kundër kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.
Këtë e ka sqaruar edhe veprimtari i njohur, Bardhyl Mahmuti përmes një postimi në facebook, ku ka nxjerrë të dhënat nga deklarimet e Spasiqit se si ishte sajuar dosja për Ali Ahmetit me kërkesë të disa shqiptarëve, gjegjësisht oponentëve politik të Ahmetit, që kishin kërkuar që të kompremetohet Ahmeti për ta rrëzuar nga pushteti.

Ja detajet që i ka nxjerrë Bardhyl Mahmuti, ku thotë se në këto dokumente të sajuara ishte implikuar edhe emri i tij, vetëm e vetëm për të krijuar konflikt me Ahmetin, si dy bashkëveprimtarë. Mahmuti thotë se nuk kishte rënë në këtë grackë. Ja teksti I plotë sqarues duke sjellë edhe deklarimet e plota të Spasiqit në këtë emission:

Kryeudbashi Bozhidar Spasiqi tregon se kush i kërkoi të sajonte dosjen kundër Ali Ahmetit!
Përpara 11 vjetësh, në mediat shqiptare shpërtheu e ashtuquajtura “Dosja e UDB-së me emrin Ibar”. Ish inspektori i lartë i UDB-së, Bozhidar Spasiq, pohonte se Ali Ahmeti kishte qenë spiun i Shërbimit Sekret Jugosllav.
Meqenëse në njërin nga “dokumentet” e publikuara thuhej se Ali Ahmeti kishte spiunuar për një takim në të cilin kisha qenë i pranishëm edhe unë, disa gazetarë me të cilët kam ruajtur raporte të mira kërkuan nga unë që ta denoncoja publikisht.
Edhe pse në atë kohë ishim rivalë politikë dhe Ali Ahmetin e kam kritikuar për shumë gjëra, unë nuk rashë në gracë të asaj që e konsideroja sajesë të UDB-së.

Tani, pas më shumë se një dekade, vet Bozhidar Spasiqi nxori në shesh arsyet e një sajese të tillë.
Më 2 qershor 2021, në intervistën e dhënë në Emisionin e mëngjesit të TV HAPPY, ndër të tjera, Bozhidar Spasiq deklaron:
Një numër liderësh politikë shqiptarë kanë dëshirë të madhe të takohen me mua. Para 4-5 vjetësh ka ardhur një grup shqiptarësh nga njëra prej ish republikave ku ka shqiptarë dhe jemi takuar në Sheshin e Republikës (në Beograd- sqarimi im) dhe më kanë lutur nëse mundem t’u ndihmoj që një shqiptar të hiqet nga pushteti dhe në vend të tij të vijnë një tjetër.
(Gazetari ndërhyn dhe mendon se bëhet fjala për dikë nga Prishtina).

Jo në Prishtinë, por në Shkup. Bëhet fjalë për kryetarin e BDI-së. Quhet Ali Ahmeti. Një keqbërës, të cilin nuk e kemi likuiduar, sepse ka qenë i parëndësishëm edhe pse më vonë ka qenë në UÇK. (Përdor shprehje nënçmuese “pekmez”). Ai, Ali Ahmeti, ka krijuar një parti politike (BDI-në), me seli në Tetovë. Dhe në Tetovë, si qendër e shqiptarëve në Maqedoni, ka edhe katër parti të tjera politike. Këto katër parti politike vijnë dhe më thonë: Bozho, a mundesh ta largosh këtë njeri. Jo ta vrasim, por ta… (ndërhyjnë gazetarët: Ta komprometoni).

Bozhidar Spasiçi vazhdon:
E kam informuar kryetarin e shtetit se do ta kryej këtë operacion dhe kam bërë një shënim për këtë punë dhe e kam lutur që të ketë parasysh këtë gjë dhe nëse diçka e pyet kryetari i qeverisë maqedonase (emri i të cilit nuk i kujtohet por e sqaron gazetari) mund të thoni se nuk jeni aspak në dijeni për këtë gjë. Dhe pikërisht ai (Gruevski) kishte ardhur për këtë punë që të vërtetonte nëse ishin të vërteta ato që thuheshin në Maqedoni për këtë aferë që ka zgjatur me muaj të tërë. Ai mbeti në pushtet. Nuk e hoqëm, por ai kurrë nuk mbeti ai që ishte, sepse edhe sot e kësaj dite respektohet puna që kam bërë.
Por ti u burgose kur u përpoqe ta komprometosh Janez Janshën, në vigjilje të luftës.- Ndërhyn gazetari.
Bozhidar Spasiqi sqaron me revoltë se si është arrestuar nga shërbimi serb për sajesën kundër Janshës, i cili është përgjegjës për vrasjen e dhjetëra ushtarëve jugosllave.” (INA)

Nga minuta e 19-të