Agolli: Përse dibranët do ta bëjnë ndryshimin duke rrethuar numrin 2

0

Kandidati për kryetar të komunës së Dibrës, Arben Agolli ka shprehur qëndrimet dhe prioritetet e tij për këtë komunë, duke paralajmëruar ndryshime.

Ai ka shkruar se përse ky qytet duhet të rrethojë nr 2 ?

Që administrata të mos jetë e lidhur me pushtetin !
Që pjesmarja në miting të mos jetë detyrim por qytetari !
Që prioritet të jetë meritokracia jo nepotizmi !
Që mësimdhënësit të shihen si vlerë, të jenë të paprekshëm dhe ti përkushtohen arsimimit të brezave të ri !
Që sporti të mos kujtohet vetëm ne fushatë !
Që varferia të mos jetë shënjestër manipulimi, por forcë dhe motiv për të luftuar kundra saj !
Që bizneset të mos ndahen në pro dhe kundra pushtetit, por të shihen si partnerë, krah i zvoglimit të papunësisë dhe ndihmë në rritjen e mirëqënjes sociale !
Që rrugët të mos ju tregojnë rinisë Gurbetin, por perspektivën !

Jepni frymë qytetit, votoni për Shpresë!”, ka shkruar Dr.Arben Agolli. (INA)