Agron Zeqiraj: Aq larg…

0

Agron Zeqiraj: Aq larg…

 

Larg ishin dritat

E dukeshin si yje nga largësia,

Po aty kishte njëmijë jetë ne mesë…

Që pritnin të jetonin.

Ato donin vetëm sot të jetonin

Se të nesërmën, as që e mendonin.

 

Ndoshta sepse ju dukej aq larg…

E mendja e njeriut, vdiçte’ duke pritë!

 

Pritshin edhe ata që ishin larg dritave

Mbase edhe ata që ishin afër,

Të gjithë ishin bërë bashkë në pritje

Dhe papritmas erdhi ajo – drita.

E nata u bë e gjitha dritë!

 

Edhe rrugët u gëzuan

Sepse njerëzit ecnin mbi to në dritë

Por, ne njerëzit që jemi shpesh të çuditshëm,

Nuk na pelqenin rrugët me kalldrëm që ishin baltosur.

E këtu nuk dukej larg të mallkonim njerëzimin..

E më epsh të fundit t’a shanim!..

 

Se ishte bërë e modës që të shanim e mallkonim edhe paarsye!

 

Nuk ndalej dot shiqimi që pritej nga larg…

Edhe po të ishte – shiqimi i fundit,

Shiqim – i njëmijë apo njëmilionë jetëve…

Që s’do të ndalën asnjëherë,

Sa larg, poaqë edhe afër !!

/BotaPress/