Në komunën e Lipkovës dje u mbajt një tryezë pune me agronomë, profesorë, përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, APRZ, pushteti lokal dhe sektori privat.
Ky takin ishte me iniciativë të AGROTIM, e përfaqësuar nga Lençe Nikollovska.
“Kryetari i Komunës së Lipkovës, Erkan Arifi tregoi se si duhet të jetë njeriu i parë i komunës për fermerët dhe prodhimet bujqësore.
Biseduam për strategjinë, mbështetjen e fermerëve, edukimin e tyre për shfrytëzimin e fondeve IPARD dhe masat e tjera të Qeverisë. Gjithashtu bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit të vendosjeve përmes modelit të Prodhimit të Kontraktuar të kulturave që mund të prodhohen në këtë rajon.
Nuk kemi kohë për të humbur, të gjithë e dimë se çfarë duhet bërë, duhet vetëm të vendosim në sistem të të gjithë palëve të interesit në këtë pjesë dhe aksion”, ka theksuar Nikollovska.
Ajo paralajmëroi se së shpejti do të mbahet një takim i fermerëve në organizin të AGROTIM dhe Komunës së Likovës, ku do të diskutohet për të gjitha këto tema të rëndësishme. Ajo ka faleminderuar kryetarin Arifi për gatishmërinë dhe dëshirën për bashkëpunim.(INA)
https://www.facebook.com/180353348929/posts/10159471276238930/?d=n