Pak orë para fillimit të ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Interit, Sergio Agüero ka ndarë në rrjetet sociale një bast që kishte vënë për ndeshjen.
Në imazhin e përbashkët shihet se ish-lojtari argjentinas ka vënë bast që ndeshja mes ‘Qytetarëve’ dhe ‘Zikaltërve’ do të kishte nga dy deri në tre gola, gjë që në fund nuk ndodhi, pasi skuadra e Pep Guardiolës fitoi vetëm me rezultatin 1-0.
Ajo që bie në sy është fakti, se Sergio Agüero kishte vënë bast 10.000 dollarë (rreth 9.300 euro), duke pritur një fitimi prej 9.700 euro, gjë që nuk u realizua. Kuptohet, që shpresat për të fituar të ish-sulmuesit argjentinas, mbështetetin te forca e ish-skuadrës së tij të Cityt.