Aguero ka njoftuar shokët dhe familjen, ja ku do të transferohet këtë verë

Me Serxho Agueron që konfirmoi largimin e tij nga Mançester Siti pas 10 sezonesh këtë verë, sulmuesi argjentinas po përgatitet për kapitullin e ardhshëm në karrierë.
Mediat spanjolle duket se nuk kanë dyshime për sa i përket të ardhmes së sulmuesit argjentias. Ato raportojnë se Aguero e ka marrë vendimin e tij për të ardhmen.
Mësohet se futbollisti u ka komunikuar familjarve dhe të afërmve të tij se sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Barcelonës, ku pritet të nënshkruaj një kontratë 2-vjeçare.
Aguero pritet të rikthehet kështu në La Liga, teksa më herët ka mbajtur veshur fanellën e Atletikos së Madridit.