Aguero pse nuk luajti titullar në dy ndeshjet e fundit të Argjentinës në Botëror

0

Aventura e Përfaqësues së Argjentinës përfundoi të shtunën në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Argjentinasit humbën nga Franca me rezultat 4-3 në 1/8 e finales.

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka qenë qendër e kritikave të mëdha, posaçërisht pas humbjes ndaj Kroacisë.

Pas ndeshjes ndaj kroatëve edhe disa lojtarë kishin dal kundër trajnerit të tyre.

Në media është raportuar se grupi i pakënaqur shkuan aq larg sa kanë takuar presidentin e Federatës së Argjentinës, Claudio Tapia, duke i kërkuar atij të shkarkojë Sampaolin dhe të lejojë lojtarët të vendosin për skuadrën në ndeshjen ndaj Nigerisë dhe të tjerat në vazhdim.

Në këtë grup lojtarësh ishte edhe Sergio Aguero, por pavarësisht kësaj kjo kërkesë u refuzua.

Por, kërkesa e tyre vetëm sa iu solli probleme, Aguero në ndeshjen ndaj Nigerisë nuk luajti si titullar, edhe pse në dy tjerat ishte në mesin e më të mirëve.

Po ashtu në ndeshjen ndaj Francës ai u fut në minutën e 66-të, ku në fund edhe arriti të shënojë gol.

Nuk duhet harruar se Aguero shënoi edhe në barazim e Islandës në barazimin 1-1. /Telegrafi/