Ah Tenderi…premtimet disavjeçare për autostradën Shkup – Bllacë që është vetëm 12 km

0

Nga Izet Zeqiri/

Autostrada Shkup-Bllacë disa cikle zgjedhore është në programet zgjedhore të partive politike, gënjeshtra të vazhdueshme se do të shpallet tender për zgjedhjen e koncesionerit, 2011, 2014, pastaj 2015, 2016, 2018, por deri më sot nuk është realizuar asgjë. Derisa nga ana e Maqedonisë së Veriut ende pritet studimet e ndryshme dhe projekti themelor, tenderi, të fillon puna, nga ana e Kosovës autostrada nga Prishtina deri në Bllacë u ndërtua. Ky projekt i rrugës Shkup-Bllacë do të kushton 110 milion euro dhe është i ndarë në dy faza ku faza e parë 2 km nga kufiri deri te rruga lidhëse, ku ishte paraparë të fillon në fillim të këtij viti dhe të kryhet për 1 vjet e gjysmë dhe pastaj pjesa tjetër prej 10.5 km të ndërtohet për 3 vjet.Maqedonia e Veriut po vonohet edhe pse ishte paraparë që rruga Shkup Bllacë të fillon në fillim të këtij viti, punimet ende nuk kanë filluar, bile as dokumentacioni dhe procedura e tenderimit nuk ka filluar. Përgjigjet e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut janë demoralizuese duke gjetur arsye të ndryshme pse punimet nuk po fillojnë. Autostrada nga Shkupi në Bllace, ka gjithsej 12.5 Km dhe premtohet nga viti 2010 dhe nuk është ndërtuar asgjë kurse nga ana tjetër qeveria e Kosovës e ka përfunduar pjesën e vete te autostradës “Arbër Xhaferi” me 70 km autostradë duke punuar në tre turne. Kjo flet për neglizhencë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e cila po dëshmon se që nuk ka interesim të krijojë lidhje dhe infrastrukturë rrugore me Kosovën që është një parakusht përpos zhvillimit ekonomik, te dy vendeve shërben edhe si urë lidhëse mes shqiptarëve te Maqedonisë dhe atyre të Kosovës.