Ahmet Zogu a e shiti Shën Naumin? Truku në vendimin e gjykatës së Hagës

ina-online
ina-online

29/11/2023

Fitorja e radhës ishte vendimi i gjykatës së Hagës në favor të Shqipërisë në vitin 1924, duke ia njohur si terrior Shën Naumin, raporton Top Channel përmes emisionit “Inside Story”.

“Gjykata Ndërkombëtare e Hagës vendos që Shën Naumi si manastir do t’i lihet Shqipërisë, ndërsa kufiri serb do të afrohet deri në 750 metra deri në hyrje të Shën Naumit. Ndërsa fshtrat si Lubanishta, Tërpeca ose Lagadini dhe disa kullota të tjera në drejtim të malit të Galicicës ti takojnë Serbisë”– u shpreh dr.Nebi Dervishi, historian.

Por, e linte çështjen sërish të hapur pasi përcaktimi në terren i kufirit duhej të arrihej me marrëveshje mes dy vendeve. Në momentin kur ccështja mendohej se u mbyll, pas këtij vendimi konsultativ të Hagës del në skenë influenca e fuqive të mëdha në lidhjen e Kombeve. Përmes një rezolute ia përcjell ccështjen e rigjykimit të pretendemive Jugosllave, konfercës së ambasadoreëve.

‘Qëllimisht e çuan tek Konferenca e Ambasadorëve pasi e kishin më të lehtë të manipulonin çështjen, sepse ishte më mirë ta diskutonin tre fuqi të mëdha Evropiane, se sa ta diskutonin 30 vende anëtare të Këshillit të Lidhjes së Kombeve. Dhe ushtruan presion tek Zogu se ai do të kishte nevojë për mbështetjen e tyre’- u shpreh Prof. Dr. Paskal Milo, historian.

Në të njëjtën kohë me këtë vendim shumë të rëndësishëm, në arenën politike shqiptare kishin ndodhur shumë ngjarje. Shqipëria kishte përjetuar dy grushte shteti radhazi. Me revolucionin e qershorit 1924, Fan Noli rrëzoi nga pushteti Ahmet Zogun, i cili erdhi sërish në pushtet më forcë 6 muaj më pas.

Arratisja e tij në Beograd dhe nëshkrimi i një marrëveshje të supozuar me një nga figurat më të forta të mbretërisë së asaj kohe serbe, Nikolla Pashiç, janë pika e vlimit që sipas historisë vendosi fatin e Shën Naumit.(TCH)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ASH Sela Taravari

Fati i ASH-së në duart e Gjykatës së Tetovës! Të dyja palët i drejtohen gjyqit për ndryshimet që kanë bërë

kadastra

Ankesa për rritjen e çmimeve në kadastër

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

LSDM do të bisedoj edhe me parti që tradicionalisht nuk kanë qenë partnerë

Polici-a-2-750x430

Ja përse ndodhi vrasja e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës? (FOTO)

Angela Ageler

Ageler: Është me rëndësi kyçe që njerëzit të dalin dhe të votojnë më 8 maj

zjarr tym

Tym i madh mbi Zhelinë të Tetovës, digjen goma (VIDEO)

Albin-Kurti-5

​Planifikimi për atentat ndaj Kurtit në Shkup, drejtori i AKI-së raportoi para deputetëve

policia-714x420

Tmerr në një fshat të Kumanovës, vëllai vret motrën dhe nipin, plagos nipin tjetër

Talat Xhaferi

FOTO/ Xhaferi-Dir: Ukraina gjithmonë mund të shohë në Maqedoninë e Veriut një mik, partner dhe përkrahës

INFO

NA NDIQ