Ahmeti-Aliu: Rruga Tetovë-Prizren ka rëndësi të veçantë për dy vendet

INA
INA

16 Gusht, 2023

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka mbajtur konferencë për shtyp të paralajmëruar gjatë ditës së djeshme, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu kanë folur për rrugën Tetovë-Prizren, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në kuadër të kësaj biseduam rreth rrugës Tetovë-Prizren, me leverdi të jashtëzakonshme për dy vendet tona, pasi rrugët lehtësojnë qarkullimin dhe rrisin ekonominë. Ekipet ndërqeveritare besoj se do merren me këtë çështje dhe besoj se zhvillimi i këtij projekti do të ndodh sa më shpejtë. Falemnderoj ministrin Liburn Aliu, me të cilin biseduam për projektet e dy vendeve tona” tha Ahmeti.

Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, tha “Biseduam për hapat e mëtejm për realizimin e rrugës Tetovë-Prizren, që ka rëndësi për të dyja vendet. Dua të theksoj se kjo rrugë ka studimin e vizibilitetit, duke filluar nga dokumentacionin dhe të gjithë elementet tjera. Kjo rrugë ka rëndësi të veçantë për dy vendet pasi lidh edhe parkun nacional të Sharrit. Kjo rrugë do të mundësojë menaxhim të përbashkët të turizmit” tha Aliu.

Ndryshe, sot është thirrur që të mbahet një protestë për drejtësi për djegien e spitalit modular në Tetovë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic

Vuçiq tregon se sa forca i ka në kufi me Kosovën

Blerim-Latifi

Ikën cullak n’Serbi (FOTO)

Screenshot_2023-09-30-17-32-39-370-edit_com.facebook.katana

Pilotja amerikane që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht

nato-1

Këto janë instrumentet e NATO-s për stopuar Serbinë

IMG_5631

REL: Vërehet lëvizja e një kolone ushtarake në jug të Serbisë (FOTO)

IMG_5630

Radojçiq shfaqet në publik, shkon në Ministrinë e Brendshme!

pendarovski-nato

Pendarovski: Mirë që Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, që të parandalohet konfrontimi ndërmjet ushtrisë së Kosovës dhe Serbisë

michael roth

Ushtria serbe afër kufirit të Kosovës, ish-ministri gjerman: Ku dreqin është BE-ja?

Screenshot_2023-09-30-13-54-28-023-edit_com.facebook.katana

Ish-eprori i FSK: Kryeministër Kurti mos u bë kaq i lig, shumë i lig

INFO

NA NDIQ