Selim Ibraimi
Kryetari Kasami po del lider i fortë. Sot e paska ngushtu kryetarin e BDI-së Ahmeti. Po si duket BDI nuk shqetësohet shumë, e kanë pushtetin dhe çdo hetim për ta është asgjë.
Këtu mjafton që ASH të tregohet pak më e drejtë dhe shumë punë në kohën e skandaleve të BDI-së do të kishin marrë kahje tjetër.
Pse ASH?
Sepse ASH që nga hyrja në qeveri nuk është e njëjta. Detyrohen për çdo gjë të pyesin kreun e BDI-së dhe zv.kryeministrin Grubi. Kjo është mirë, sepse e respektojnë partinë më të fortë. Por, kur do të vinë zgjedhjet nga do të shkojë ASH? Gara pa BDI-në do të jetë një disfatë e mundshme. Andaj nuk është herët që kreu i partisë të bëjë përpjekje për veprim pa BDI-në, duke treguar fuqinë si ASH.
A z. Kasami duket se punët i shkojnë mirë. E paska zvogëluar borxhin e komunës së Tetovës. Reagimet e sotme të z. Kasami tregojnë se ai nuk frikësohet nga presionet e mundshme të BDI-së. Me siguri është i gatshëm të ballafaqohet në çdo kohë me liderin e BDI-së Ahmeti.
Se kush është më patriot dhe cili ka bërë më shumë ‘zullm’ gjatë qeverisjes ngjarjet e fundit tregojnë shumë.
Selim Ibraimi
4.7.23