Ahmeti deklarohet se a rikandidon apo do të largohet nga kreu i BDI-së (VIDEO)

0

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shmangur pyetjet e gazetarëve lidhur me rikandidimin e tij për timonin e partisë në Kongresin e katërt të këtij subjekti, që do të mbahet më 21 dhjetor në Shkup, shkruan gazeta LAJM. Pavarësisht insistimit të gazetarëve, Ahmeti tha se këto janë çështje të brendshme të partisë dhe se për këtë temë do të flet në kongres.
Dilemat për mos kandidimin e tij për një mandat të ri në krye të BDI-së, i kishte ngjallur kohë më parë vetë Ali Ahmeti, i cili në disa intervista televizive kishte deklaruar se me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ai përmbyll misionin e tij.
Megjithatë, tashmë kur është e qartë se vendi do të anëtarësohet së shpejti në Aleancën e Atlantikut të Veriut, Ahmeti duket se ka ndërruar mendje. Sipas paralajmërimeve, ai nuk pritet tërhiqet nga drejtimi i partisë të paktën edhe për disa vite. Ai, sot ka shmangur pyetjet e drejtpërdrejta, por ditë më parë zëvendës kryeministr Bujar Osmani ka shuar çdo dilemë, duke theksuar se Ali Ahmeti është i pakontestueshëm në krye të BDI-së dhe se do të vijojë ta drejtojë partinë edhe pas kongresit të 21 dhejtorit./Gazeta LAJM

Ali Ahmeti nuk tregon nëse do të rikandidohet për kreun e BDI-së (VIDEO)

Ali Ahmeti nuk tregon nëse do të rikandidohet për kreun e BDI-së (VIDEO)

Gepostet von Lajm TV am Mittwoch, 11. Dezember 2019