Ahmeti dhe Zaev u takuan edhe sot, kreu i BDI-së: Do të krijojmë shumicë!

0

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut edhe sot janë takuar kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i LSDM, Zoran Zaev.

Takimi ka filluar rreth orës 16.00, ndërsa në fokus është krijimi i shumicës dhe Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 15 korrikut.

Në deklaratën për TV24, Ahmeti u përgjigj shkurt se do të krijohet shumica për qeverisje, por ai nuk ka dhënë detaje. Ai ka mohuar se takimi i thirrur me liderët e partive shqiptare nënkupton presion ndaj kreut socialdemokrat Zaev.

Ky është takimi i dytë mes Zaevit dhe Ahmetit, pasi që i pari u zhvillua menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të ri. Nga të dyja partitë nuk kanë dhënë detaje se a ka marrëveshje konkrete, përderisa BDI nuk po heq dorë nga kërkesa për kryeministër shqiptar. (INA)