Ahmeti: BDI forcë e fuqishme (VIDEO)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas mbledhjes me strukturat partiake në selinë partiake në Reçicë të Vogël në Tetovë ka theksuar se partia e tij del më e fortë nga ky takim, sepse sipas tij, janë sqaruar të gjitha çështjet, sepse para janë detyra më të rëndësishme për këtë subjekt dhe për vendin.

“Janë biseduar të gjitha çështjet, dhe opinioni është i interesuar pas shumë informacioneve të ndryshme, në mungesë të sqarimeve. Dhe tani të gjitha janë sqaru dhe i siguroj të gjithë votuesit e BDI-së, por edhe ata tjerë qytetarë se BDI është forcë dhe aktor politik në gjithë këto ngjarje gjatë 20 viteve, kemi obligim kombëtar dhe moral që të sigurojë votuesin shqiptarë dhe sidomos të BDI-së, se jemi unik. Janë tejkaluar të gjitha dallimet, janë sqaruar të gjitha çështjet sepse para nesh ka detyra të rëndësishme, vijnë zgjedhjet lokale, është regjistrimi ku duam të jemi pjesë e kontributit. Ka mund të jetë ndonjë hatërmbetje apo mosinformim dhe të gjitha gjërat janë të sqaruara, për të marrë përgjegjësi përpara.”, theksoi Ahmeti.

Duke folur për zërat rreth shkarkimit të zëvendëskryeministrit Artan Grubi, Ahmeti theksoi se nu kështë biseduar për dorëheqjen e Grubit. “Është biseduar për parime, strategji, detyra që na presin si Qeveri. Normalisht që duhet që të jepet llogari dhe unë kurrë nuk kam kërkuar që të mbyllet mendimi ndryshe, dhe kam inkurajuar që vërejtjet dhe gjërat të bëhen hapur. Ekzekutivi është i obliguar që të jap llogari përpara organeve të partisë.”, theksoi Ahmeti.

Ai ka komentuar edhe protestën e djeshme për rastet e montuara dhe sidomos vendimin e fundit për rastin “Monstra”. “Mendoj që duhet që mos të keqpërdoren hallexhinjtë, njerëzit në vështirësi. Ne kemi patur komunikim dhe lidhje të drejtpërdrejt me të gjithë këta njerëz që kanë halle dhe probleme , por jemi përpjekur që të vëmë kontakt më të gjitha subjektet ndërkombëtare, për të jgitha këto çështje, kemi kërkuar ekspertizë ndërkombëtare, edhe monitorim ndërkombëtarë. Nga zonja Nuland, zëvendës sekretare amerikane ka disa vite kemi kërkur që drejtpërdrejt të angazhohen ekspertë të fushës së drejtësisë, përgjigja e autoriteteve amerikane dhe ato evropiane, që ne i besojmë OSBE dhe kemi ekspertët tanë dhe do të pritet epilogu gjyqësor. Ne këtë e kemi fut edhe në marrëveshje me partnerët e koalicionit. Ky rast është rishqyrtuar, ka marrë këtë epilog dhe ka instanca të tjera juridike për ankimime, ne do të përpiqemi që të jemi afër këtyre njerzëve, çka mund ti ndihmojmë, por jo të keqpërdorim ndjenjat e tyre sepse janë procese tepër të komplikuara.”, theksoi kryetari i BDI-së. (INA)