Ahmeti: Ja çfarë më ka thënë Thaçi për planin e shkëmbimit të territoreve

0

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se ka biseduar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi lidhur me idenë për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Ai në intervistën për “Opinion” me Blendi Fevziun jep detaje për bisedën që ka pasur me presidentin Thaçi.

“Unë kam biseduar me Thaçin dhe më ka sqaruar gjithçka. Ai ka thënë se është balon provues që është hedhur nga Beogradi, por që është kundërpërgjigjur në mënyrën e njejtë. Megjithatë Thaçi më ka thënë se kjo çështje nuk mund të bëhet pa bashkësinë ndërkombëtare, faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë, opozitën dhe faktorët e tjerë të rëndësishëm deri në referendum”, ka theksuar Ahmeti, i cili është shprehur kundër ideve për shkëmbim territoresh.

Ai ka shpjeguar edhe planin për ndarjen e Maqedonisë që i është ofruar në periudhën e luftës së 2001, por që ka refuzuar këtë plan pasi që ishte ofruar një projekt që linte jashtë shqiptarët nga Shkupi, Manastiri, Ohri, Struga, Kumanova dhe vendbanime tjera. (INA)