Ahmeti komenton bisedën e përgjuar në të cilën flitet se “shqiptarët nuk vlejnë pesë pare”

0

Në bisedën e publikuar në rrjetet sociale, ku ndëgjohet Zoran Zaev në bashkebisedim me një person tjetër, dhe ku përmendet se Shqiptarët nuk “vlejnë as pesë pare”, ka komentuar edhe lideri i BDI-së në një intervistë për TV21, që do të transmetohet sonte në ora 21:15.

LSDM-së Zoran Zaev deklaroi për TV21 se nuk e ka pasur fjalën për shqiptarët por për partinë shqiptare në pushtet, Bashkimin Demokratik për Integrim.

“BDI nuk vlen pesë pare në tregun e votimit. Ky është qëndrimi im, ky ishte qëndrimi im edhe atëherë, nga koha kur është regjistruar biseda dhe publikuar sot. Kishte 20 deputetë dhe pati rënje në 10 deputetë, në këto zgjedhje do të ketë edhe më pak”, tha për TV21 kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Zaev shtoi se është i pari që ka bërë koalicion me një parti politike shqiptare dhe se me shqiptarët është i lidhur familjarisht.