Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij në Gostivar deri sa po komentonte përçarjet brenda partisë që drejton ai, tha se këto lëvizje politike po shërbejnë armiqve të shqiptarëve.
“Kujt i bëjmë shërbim me këto lëvizje që po bëhen, sigurisht që armiqve të shqiptarëve, po duartrokasin. Allfa, Tellma, Mellma, çfarë janë këto. Çka fituan shqiptarët që përçaheshin në të kaluarën? Çfarë? Asgjë nuk fituan”, tha mes tjerash Ahmeti.