Ahmeti takon përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin dhe ish-ministrin e Mbrojtjes së Kosovës

Picture of Ina Online
Ina Online

24/06/2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Eirik Nestås Mathisen, si dhe me ish-ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, z. Armend Mehaj.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime dhe qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale në rajon, proceset euroatlantike dhe sfidat e përbashkëta që qëndrojnë përpara vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ahmeti theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ruajtjen e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë në institucionet shtetërore, si bazë për paqe dhe stabilitet afatgjatë. Ai gjithashtu vlerësoi mbështetjen e Norvegjisë për rajonin dhe rolin e saj konstruktiv në nxitjen e dialogut, bashkëpunimit dhe reformave demokratike.

“Jam mirënjohës për interesimin dhe angazhimin e Norvegjisë në Ballkanin Perëndimor, në një kohë kur miqtë e vërtetë janë më të rëndësishëm se kurrë”, theksoi lideri i BDI-së.(INA)

TË FUNDIT

Arben Fetai vjen me një lajm të mirë: E zgjidhëm…

VLEN i reagon BDI-së për gjuhën shqipe

Aziri: Afrim Gashi po e lejon shkeljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe

Rijad Shaqiri: VLEN votoi kundër mbrojtjes së shqipes – Ndryshuan për karrige, jo për dinjitet!

Izet Mexhiti: Ata me shpifje, ne me vepra – Faktet rrëzojnë propagandën!

Ali Ahmeti, thirrje VLEN-it: Braktisni institucionet. Ju tregoj pse

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË