Ahmeti me ministrat në Prishtinë tek kryeministri Kurti

Picture of designer@fetishimedia.ch

29/01/2022

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti bashkë me ministrat e partisë së tij sonte ka qëndruar në Qeverinë e Kosovës, i pritur nga kryeministri Albin Kurti dhe ministra.

Lidhur me këtë takim ka shkruar Ahmeti duke dhënë detaje për prioritetet e përbashkëta. Ja çka shkruan Ahmeti:

Është jetike për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut të vazhdojnë rrugën e zhvillimit dhe integrimit në Bashkimin Europian duke përkrahur njëra tjetrën, prandaj sot në Prishtinë u ulëm në tavolinën e përbashkët të punës me kryeministrin Albin Kurti dhe anëtarët e kabinetit të tij qeveritar.

Me veprim institucionalisht të koordinuar do të arrijmë që për kohë të shpejtë të realizojmë projektet madhore të ndërlidhjes më efikase kombëtare mes nesh, si rrugën Tetovë – Prizren, autostradën Prishtinë – Bllacë – Shkup, kalimin e përbashkët kufitar, si dhe të intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik dhe atë turistik mes Kodrës së Diellit dhe Brezovicës.

Vazhdojmë të qëndrojmë në përkrahje të Kosovës në drejtim të gjetjes së zgjidhjes me Serbinë përmes njohjes së ndërsjelltë si proces i rëndësishëm për stabilitetin dhe perspektivën e zhvillimit të mbarë rajonit.(INA)

https://www.facebook.com/100044523937585/posts/477167753777352/?d=n

TË FUNDIT

Haraçina dhe Hasanbegu pësojnë dëme nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut

Kush janë emrat që po përfliten për Big Brother VIP Albania 5

VIDEO/ “Paradë me armë që si keni parë kurrë”, Vuçiç sfidon NATO: Nëse mendoni se jemi pre e lehtë, e keni gabim

Kiara Tito pjesë e Miss Shqipëria: Një rikthim plot emocion, kujtime dhe mirënjohje!

Vetëvendosje zyrtarizon kandidatin për Prishtinën – Çeku në garë për kryetar

Fetai: S’do ketë më pasuri të paprekshme – miratohet strategjia e re e konfiskimit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË