Ahmeti – Mickovskit: Ne nuk e marrim shtetin– ne e drejtojmë atë që na takon!

Picture of Ina Online
Ina Online

17/05/2025

BDI mbrëmë mbajti tubim me qytetarët dhe simpatizantët në Haraçinë ku i bëri thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski se shqiptarët nuk e marrin shtetin, por e drejtojnë atë që i takon.

“Ne nuk e marrim shtetin– ne e drejtojmë atë që na takon! Shqiptarët janë mbi 30%, jetojnë në kontinuitet në trojet e veta dhe janë pjesë e pandashme e shtetformësisë!” – deklaroi Ahmeti, duke përgënjeshtruar diskursin e frikës se shqiptarët po “e marrin shtetin”.

Në qendër të fjalimit ishte thirrja publike drejtuar Kryeministrit Kristian Mickoski, nga ku Ahmeti kërkoi sqarime të drejtpërdrejta për politikat që rrezikojnë themelet e bashkëjetesës dhe paqes.

“Nga ky takim në Haraçinë, i bëj thirrje Kristian Mickoskit të dalë para qytetarëve shqiptarë dhe të shpjegojë:
Pse po e ndryshon Ligjin e Gjuhës?
Pse po e ndryshon Marrëveshjen e Ohrit?
Pse po e rrezikon paqen, stabilitetin dhe sigurinë e shtetit?”
Duke folur për përpjekjet për të përçarë shqiptarët dhe për t’i zëvendësuar me “shqiptarët e ndershëm”, Ahmeti paralajmëroi për rikthim të ideologjive të rrezikshme:
“A e dini kush përdorte filozofinë e ‘shqiptarëve të ndershëm’? Millosheviçi! Dhe kushdo që sot promovon këtë ide, po e ringjall një logjikë që shqiptarët e kanë mundur me gjak e sakrificë.”, theksoi Ahmeti.

Ai nënvizoi se shqiptarët nuk do të pranojnë të kthehen në “hyzmeqarë në shtëpinë e tyre” dhe se koha kur ishin të shtypur e të heshtur ka përfunduar. “Na kanë mbajtur të shtypur, të frikësuar e të dëbuar – por kjo përfundoi me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. Sot, shqiptarët kanë tre universitete dhe mijëra kuadro profesionale. Asnjë forcë nuk mund ta ndalë këtë realitet!””, theksoi Ahmeti.

Në përmbyllje, kreu i BDI-së bëri thirrje për paqe, për Evropë të bashkuar dhe për lëvizje të lirë, duke i kundërvënë idesë së “shteteve të mëdha” një vizion të qartë për integrim dhe bashkëpunim rajonal: “Ne nuk kërkojmë Shqipëri të Madhe, Serbi të Madhe, as Bullgari të Madhe – por Evropë të Madhe, pa kufij, si Gjermania me Francën. Ballkani Perëndimor i bashkuar në Bruksel, në paqe dhe pajtim përfundimtar!”.(INA)

TË FUNDIT

ASH: Ministri Azir Aliu e nisi mandatin me spastrimin etnik të shqiptarëve në Komisionin Nacional për Diabetin

Arbër Ademi i reagon kryeministrit: Unë jam shqiptar, jam pjesë e këtij shteti dhe nuk kam ndërmend të hesht

Sllaveski: Nuk është turp puna shtesë për pagë minimale, edhe unë kam punuar në supermarket

Cila është pasuria e ministrit të ri të Shëndetësisë, Azir Aliu (DOKUMENT)

ASH-Taravari: Qeveria po e shtynë Ligjin për Përfaqësim drejt një agonie pa fund

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË