Ahmeti: Ne e vramë frikën dhe rritëm krenarinë e shqiptarëve

0

Insistojmë dhe do ta realizojmë vetingun në të gjitha sferat e shoqërisë, duke filluar nga gjyqësia deri te të gjitha institucionet shtetërore. Vetëm në këtë mënyrë mundemi ta luftojmë korrupsionin dhe fenomenet tjera negative.
Me funskionimin e shtetit ligjor do të jemi në afër vlerave evropiane, do të bëhemi pjesë e NATO-s deri në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm. Jemi të gatshëm të përballemi me të gjitha sfidat që na dalin në rrugën drejtë BE-së.
Kështu është shprehur lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në Kuvendin zgjedhor në Kërçovë.
Ai theksoi se partia që drejton ka realizuar misionin kombëtar që shqiptarët të jenë zot në shtëpinë e tyre dhe jenë krenarë. “Për të bëmat, programin e idealin që ne kemi realizuar, është një histori e tërë, dhe do të jetë shumë e mundimshme edhe për historianë, ku do të shkruhen libra të tërë. Cka fituam ne. Ne fituam që të ndihemi zot në shtëpitë tona, ne vramë frikën dhe rritëm krenarinë e shqiptarëve. Ne jemi këta. Të arriturat tona i numëruan bashkëpunëtorët e mi. Si liridashës e luftëtarë që kemi qenë kemi ardhur në këtë pikë që stafeta të kalojë tek brezi i ri. Ne si çlirimtarë nuk e marrim misionin të kryer dhe të mbyllur nëse nuk ndërtojmë gjenerata që do të marrin misionin tonë në shpatullat e tyre.”, theksoi Ahmeti.(INA)