Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka theksuar se ai dhe BDI nuk lufton për Shqipëri të Madhe, por për Evropë.
Ai tha se patjetër duhet të hiqen kufijtë mes shteteve të rajonit.
“E mbani mend kur filloi Korridori 8 para një viti? 2 muaj nuk u ndalën mediat – “Golema Albanija” (Shqipëri e Madhe). Çfarë ndodhi tani? Ne nuk luftojmë për Shqipëri të Madhe, ne luftojmë për Europë. Ne luftojmë që të hiqen kufijtë mes shteteve, si e keqja e madhe e njerëzimit dhe ajo e keqe le të hidhet pas krahëve. Mos të na përsëritet ngjarje e histori që me gjak e me sakrifica të mëdha i kemi paguar, por bashkë t’i heqim këto të këqija që i kanë ndodhur rajonit dhe Ballkanit. Të hiqen kufijtë. Të jetojnë njerëzit pa kufij. Të lirë!”, theksoi Ahmeti.(INA)