Ahmeti: Një vit pa Gazmendin, mungesa ndjehet jo vetëm tek familja Ukalli

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka përkujtuar Gazmend Ukallin, i cili një vit më parë iku nga kjo botë në një moshë të re

“Një vit pa Gazmendin, mungesa ndjehet jo vetëm tek familja Ukalli por edhe tek të gjithë ne.

Ikja nga kjo botë në moshë të re ka lënë zbrazëtirë të madhe në mbarë Kërçovën, sepse njihej për sinqeritetin dhe elanin që kishte për punë, iku në lule të rinisë.

Bashkë me qytetarët e Kërçovës, familjen Ukalli, kreun e komunës Fatmir Dehari, miq, shokë dhe gjithë kolegët e punës, e përkujtuam në një Akademi përkujtimore: “Një vit pa birin tonë Gazmend Ukalli”.

Sot, përkujtuam edhe qytetarët tjerë që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Bullgari, me shpresë që tragjedi të tilla të mos përjetojmë asnjëherë.

Edhe pas një viti, uroj që shpirti i të gjithë atyre që humbën jetën të prehet në paqe e familjarëve të ju shtohet durimi!”, ka shkruar Ahmeti. (INA)