Ahmeti: Opozita shqiptare e keqpërdori vizitën e Kurtit

Picture of ina-online
ina-online

23/08/2023

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë për ‘RTK Prime’ ka deklaruar se opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut e ka keqpërdorur vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Çair e Tetovë.

“Mirë është që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë sepse ju nuk i dini rrethanat në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ju nuk e dini konfiguracionin. E them këtë sepse edhe unë nuk e kam ditur derisa kam zbritur në Maqedoni të Veriut. Nuk i kam ditur detajet në këtë shtet. Sa shqiptarë janë dhe ku jetojnë ata. Vizita këtu mbase mund të ketë edhe pak sherr nga partitë opozitare për të promovuar dhe për ta ngritë veten e tyre, por përmes kryeministrit të Kosovës. Dhe si duket në këtë drejtim kanë pasur sukses. Për mendimin tim është keqpërdorim i vizitës së kryeministrit të Kosovës. Me të dëgjuar kreun e Komunës së Tetovës se vizita e zotit Kurti është bërë për të mbështetur opozitën, mua kjo më bëri shumë përshtypje dhe nuk mora ndonjë iniciativë për të bërë takime shtesë në Kosovë, e në veçanti me ekzekutivin e Kosovës”, ka theksuar Ali Ahmeti.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se kërkesa e Qeverisë së Kosovës ka qenë për një takim me ministrin Liburn Aliu që sipas tij është më i thirruri në çështjen e hapjes së rrugës Tetovë-Prizren. “Edhe pse në program qeveritar, por edhe në programin zgjedhor të BDI-së me prioritet ka qenë Korridori i 8 dhe aneksi Tetovë-Prizren”, ka thënë ai.

Duke folur për për rrugën Tetovë – Prizren, Ahmeti ka thënë se ajo nuk bëhet me shoqata humanitare, por me marrëveshje mes shtetesh.

Ahmeti ka theksuar se ka mbajtur në vazhdimësi linjat shtetërore, komunikimin me shtetin e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe se asnjëherë nuk është involvuar në çështje të brendshme të partive politike si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

“Me Kosovën kam disa veçori dhe specifika.Në Kosovë i kam shokët të shpërndarë. Një pjesë të madhe të shokëve i kam në PDK, një pjesë në AAK, një pjesë në Lëvizjen Vetëvendosje. Kam miq edhe në LDK edhe në Lëvizjen për Bashkim, por asnjëherë nuk kamë marrë anë për arsye se mua më është dashur komunikimi me shtetin si me Kosovën ashtu edhe me Shqipërinë”, ka theksuar ai për ‘RTK Prime’.

Duke folur rreth reagimeve për emërimin e rrugës “Adem Demaçi” në Çair, Ahmeti ka theksuar se kryeministri dhe presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut janë ngutur.

“Jo njëherë opozita maqedonase ka kërkuar nga unë që t’i shajë ata, që atyre tu rritet rejtingu te komuniteti maqedonas. Por unë nuk e kamë bërë këtë”. I kam thënë presidentit dhe kryeministrit të Maqedonisë mos u ngutni se ju keni rënë në grackën që është përgatitur. Jam i bindur që kryeministri dhe presidenti i Maqedonisë, e as kryeministri Kurti nuk e kanë ditur këtë dhe se kjo situatë mori dimension ndërshtetëror që nuk është i dobishëm për Kosovën sepse kështu t’i ja hap rrugën edhe Vuçiqit që të vijë dhe të thotë unë po e bëjë një tunel që lidhë Rudaren me një fshat tjetër në Serbi”, ka theksuar Ahmeti.

TË FUNDIT
1 orë
Stojanovski: Ka krim epik në energjetikë! Do të habiteni nga shumat e shpenzuara
2 orë
Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Taravari: S’mund të marrim mendim negativ nga Komisioni i Venecias, është përpunuar nga ekspertët ndërkombëtar
2 orë
Analizë, shifrat e përfaqësimit ‘pa’ dhe ‘me’ Balancerin
3 orë
Qeveria përgatit letër për BE-në, opozita do të jep mbështetje për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar
3 orë
VMRO-DPMNE: BDI luan viktimën para qytetarëve, është pajtuar për heqjen e “balancuesit”

ME TE LEXUARA

1 ditë
Maqedonia e Veriut sot përballë Armenisë, optimizëm për fitore
3 orë
Qeveria përgatit letër për BE-në, opozita do të jep mbështetje për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar
1 ditë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
2 orë
Analizë, shifrat e përfaqësimit ‘pa’ dhe ‘me’ Balancerin
1 ditë
Fetai: Punësime do ketë edhe në këtë periudhë sipas parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat
2 orë
Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Taravari: S’mund të marrim mendim negativ nga Komisioni i Venecias, është përpunuar nga ekspertët ndërkombëtar
1 ditë
BDI po shqyrton protestat, Bekteshi: Shfuqizimi i “balancuesit” mund të shkaktojë tensione
1 orë
Stojanovski: Ka krim epik në energjetikë! Do të habiteni nga shumat e shpenzuara

LEXO MË SHUMË

ora-rryma-evn-struja

Stojanovski: Ka krim epik në energjetikë! Do të habiteni nga shumat e shpenzuara

arben taravari

Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Taravari: S’mund të marrim mendim negativ nga Komisioni i Venecias, është përpunuar nga ekspertët ndërkombëtar

administrata-600x360-1

Analizë, shifrat e përfaqësimit ‘pa’ dhe ‘me’ Balancerin

EU mK maqedonia-BE-flamuri

Qeveria përgatit letër për BE-në, opozita do të jep mbështetje për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar

vmro

VMRO-DPMNE: BDI luan viktimën para qytetarëve, është pajtuar për heqjen e “balancuesit”

gjyqi per vanja dhe pance palevski palco

Vazhdon sot gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Orhan Murtezani qeveri

Mickoski, Mucunski, Murtezani dhe Toshkovski në samitin e Procesit të Berlinit

gorde

Siljanovska: S’do të lejojmë përplasje luftarake në tokën tonë! Ushtarët tanë mund të qëndrojnë krah për krah me kolegët e armatave më të fuqishme

ndotja pollog

Prezantim i rezultateve nga ndotja e ajrit në komunat – Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë

INFO

NA NDIQ