Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas tubimit në Cegran ka dal me një postim në rrjetet sociale.
“Rrënjët e Bashkimit Demokratik për Integrim janë tek populli, te idealet e tij për liri e barazi.
Ashtu siç filluam masovikisht bashkë para dy dekadave rrugëtimin duke jetësuar ato ideale dhe duke faktorizuar zërin e shqiptarëve, njësoj u bëmë bashkë sot në Çegran për të vazhduar hapërimin dhe për të shkruar kapitullin e ri të arritjeve, kësaj rradhe atë të integrimit në Bashkimin Europian.
Falënderoj nga zemra banorët e Çegranit, Forinës, Koritës dhe Çajles së Vjetër që vazhdojnë të besojnë në Bashkimin Demokratik për Integrim dhe në kapacitetin e kuadrove të saj! Bashkë drejt Europës!”, ka shkruar Ahmeti. (INA)
https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/714398586720933