Ahmeti pastron institucionet nga “Grupi i zjarrit”

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

06/03/2023

Emërimi i Bujar Osmanit si koordinator për Degën e BDI-së në Çair sipas Izet Mexhitit është revanshizëm politik nga ana e Ali Ahmeti ndaj atyre që kanë mendim ndryshe në BDI. Mexhiti thotë posti i koordinatorit politik në një degë nuk ekziston si pozitë në organet e BDI-së. Sipas tij emërimet e këtij lloji kanë shkaktuar pasoja të rënda më herët, përcjell Alsat.

“Është tragjike mënyra e revanshizmit, dmth, e diferencimit politik që po ndodh brenda BDI, që edhe njëherë vërteton që nuk është tendencë por tjetërsim i BDI-së. Këtë të fundit që e kuptova nga mediat, koordinator për çështje politike në Çair është edhe çështje qesharake, pasi një pozitë e këtillë nuk ekziston në organogramën e BDI-së, pra është nj pozitë e sajuar dhe historikisht nuk i ka sjellë fryt kjo BDI-së, bilës në disa raste ka pasur edhe pasoje të rënda kur nuk është respektuar statuti, nuk janë respektuar procedurat, ku nuk është respektuar vullneti i qytetarëve dhe votuesve, e sidomos ku tubimi i fundit ka qenë masiv, euforik”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar BDI.

Ndërkohë ka vazhduar “pastrimi” i institucioneve nga mbështetësit e Grupit të Zjarrit. Adnan Ejupi i ishte i shkarkuari i radhës nga pozita e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Sistemit Politik, e cila drejtohet nga Artan Grubi. Pas shkarkimit Ejup tha se ka hasur në obstruksione nga vetë ministri Grubi. Ndërsa me ironi falënderoi kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti për shkarkimin.

“Është e vërtetë që qëndrimi im ka korresponduar me atë të Izet Mexhitit, Blerim Bexhetit dhe tjerëve, dhe këtë nuk e kam fshehur. Është e vërtetë që edhe unë kam pasur mendim ndryshe, dhe si pasojë shkarkohem dhe zëvendësohem nga një kuadër i Aleancës për shqiptarët. Për fund, dua të them vetëm faleminderit kryetar për shkarkimin, faleminderit që një militant të partisë tonë e zëvendësuat me një ithtarë të Kasaphanës së vitit 2008”, u shpreh Adnan Ejupi, BDI.

Për shkarkimet dhe emërimet e reja si brenda BDI-së por edhe në ekzekutiv, Alsat kërkoi qëndrim edhe nga i ngarkuari si koordinator në degën e BDI-së në Çair, Bujar Osmani. Por Osmani ishte i pakapshëm./Alsat.mk

TË FUNDIT
5 orë
Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)
8 orë
Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi
11 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur
13 orë
Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin
15 orë
Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik

ME TE LEXUARA

15 orë
26 zjarre në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut
21 orë
Po vijnë mërgimtarët, ja si është gjendja nëpër kufij (LIVE)
15 orë
Rritet fluksi i hyrje-daljeve në Tabanoc
20 orë
Mickoski: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë rrugë me dy kahje, pyetja e vërtetë është pse Greqia nuk e respekton Marrëveshjen e Prespës
15 orë
Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit

LEXO MË SHUMË

IMG_4335

Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)

ali ahmeti

Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi

Arben Fetai Qeveri

Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

63cca913-aa66-4fdf-a82b-8dc41175a33c

Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin

natasha gaber

Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik

kameramedia

Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit

Tabanoc kufi

Rritet fluksi i hyrje-daljeve në Tabanoc

zjarr sllupçan

26 zjarre në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Fronti evropian ali ahmeti

BDI porosi VLEN-it: I keni kaluar vijat e kuqe, do të përballeni me rezistencën e çdo shqiptari

INFO

NA NDIQ