Ahmeti a do të pensionohet nga politika?!

Picture of ina-online
ina-online

09/06/2024

Pas zgjedhjeve të majit, a pritet të mbyllet dilema që kreu i BDI-së, Ali Ahmeti të largohet nga skena politike.

Bashkëpunëtorët e tij në biseda joformale e konsiderojnë si figurë kyçe që i duhet politikës.

Por, burime jozyrtare pranë kreut integristë thonë se ai mund të tërhiqet nga drejtimi i këtij subjekti, por jo edhe nga skena politike.

Këtë e bëjnë të ditur për INA, burime pranë strukturave të larta partiake të BDI-së.

“Deri tani nuk ka diçka të tillë. Nuk përjashtohet mundësia që kryetari Ahmeti të tërhiqet nga kreu u partisë, por megjithatë do jetë aty si figurë kyçe dhe kryetar nderi”, tha për INA një burim partiak.

Për t’i prirë këtij subjekti në kombinim janë disa emra si Bujar Osmani, Fatmir Dehari apo edhe emra tjerë.

Ahmeti gjatë fushatës iu përgjigj oponentëve politik që thonin se ai duhet të pensionohet nga politika. Një përgjigje të tillë ia kishte kthyer edhe kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Po e përkujtoj Kristijanin që…si Kristijani deri tash unë nja 9 i kam çuar në pension”, kishte theksuar Ahmeti në një intervistë për TV21 para fillimit të fushatës zgjedhore.

Ahmeti në janar të këtij viti ka mbushur 65 vjet. Ndërsa më shumë se 22 vite si themelues i BDI-së. (INA)

TË FUNDIT
21 minuta
Menduh Thaçi: Në momentin që largohemi nga tavolina e dialogut, Maqedonia destabilizohet
41 minuta
Maqedonia, sërish ndër të fundit për të ardhurat për frymë (TABELA)
59 minuta
E zbulon MPB-ja! Kërcënimet ndaj gjykatësit kushtetues, i ka bërë një ish deputet në Kuvendin e RMV-vë
1 orë
Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE
1 orë
Shteti ju siguron bursa për studime jashtë vendit, por jo dhe punësime

ME TE LEXUARA

1 ditë
Grubi: Do të vazhdoj të qëndroj në krah të Ali Ahmeti
11 orë
Largohen 60 metra kub mbetje nga deponitë e egra në Shkup gjatë fundjavës
1 ditë
Isufi la gjurmë në gazetarinë shqiptare
7 orë
Kurti uron Mickoskin: T’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale
2 ditë
QMK: Po sanohen dëmet nga moti i ligë në Tetovë dhe Shkup
14 orë
Fillon procedura parlamentare për plotësimin e Ligjit për Energjetikën për uljen e çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku

LEXO MË SHUMË

Menduh Thaci

Menduh Thaçi: Në momentin që largohemi nga tavolina e dialogut, Maqedonia destabilizohet

NORTH MACEDONIA IDENTITY 1

Maqedonia, sërish ndër të fundit për të ardhurat për frymë (TABELA)

kuvendi-i-rm-dasdasd-800x445

E zbulon MPB-ja! Kërcënimet ndaj gjykatësit kushtetues, i ka bërë një ish deputet në Kuvendin e RMV-vë

Screenshot_20240625-214151~2

Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Shteti ju siguron bursa për studime jashtë vendit, por jo dhe punësime

auto_korrupsion1511207587

Anketa: Çdo të dytës kompani i është kërkuar ryshfet nga 10-100 mijë euro

Screenshot_11-28-780x439

Të mbjellat tërësisht të shkatërruara në Maqedoni, bujqit apel qeverisë që t’u dalë në ndihmë

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Energjinë në Maqedoninë e Veriut

Von der Leyen, Costa dhe Kallas

Arrihet marrëveshja: Von der Leyen, Costa dhe Kallas në krye të BE-së

INFO

NA NDIQ