Ahmeti për dorëheqjen e Ymerit: Ditët që vijnë do të dëshmojnë se Albini vërtet është baba

0

Publicisti, Xhemal Ahmeti konsideron se dorëheqja e kryetarit të deritanishëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri është manifest i parë i trimufit të “fraksionit”, që sipas tij,  beson se LVV do të marrë pushtetin nëpërmjet formulës së “kultit të personalitetit”. 

Ky “kult i personalitetit” sipas Ahmetit, është Albin Kurti. Ai në një prononcim për “GazetënBlic” ka thënë se kohët që vijnë do të dëshmojnë se Albini vërtetë është baba.

“Kohëve që vijnë do të dëshmojnë se Albini vërtet është baba, ndoshta jo patjetër pse donë ai, porse pjesa më militante e partisë nuk funksionon dot pa babë – ajo baza pra me të cilët shoqëria përballet rrjeteve sociale, rrugëve dhe që është aktive terreneve,” – ka thënë Ahmeti.

Sa i përket dorëheqjes së Ymerit nga Lëvizja Vetëvendosje, Ahmeti thotë se personalisht për të (Visar Ymerin) ky është një lehtësim i madh. Sipas tij, ai me vetëdije e bënte një punë jo aq të dinjitetshme si vend-ruajtës i liderit të pakontestueshëm.

“Sa për Visar Ymerin personalisht ky është një lehtësim i madh. Ai me vetëdije e bënte një punë jo aq të dinjitetshme si vend-ruajtës i liderit të pakontestueshëm – ashtu siç funksionojnë si hije edhe plotë tjerë aty që janë shumë më pragmatikë, madje edhe intelektualisht shumë më progresiv se lideri dhe pararoja e tij, i ashtuquajturi “krahu i religjiomarksist” që mbështet Kurtin.” – ka thënë Ahmeti.

Kryetari i deri tanishëm i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Visar Ymeri, ka dhënë sot dorëheqje sot nga të gjitha pozitat e tij në parti. Ai këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media, ku tha se po e bën këtë si akt zhgënjimi dhe shtoi se kjo për të është dita më e vështirë e tij.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kohët e fundit po kalon në një lloj ‘krize’ të brendshme pas publikimit të disa fotografive që në përmbajtje kishin fjalë fyese mes anëtarëve të LVV-së. Gjithë kjo situatë e krijuar nga këto fotografi të publikuara, bëri që Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes më 17 dhjetor të vitit që shkoi, të mbajë mbledhje për t’i shpallur zgjedhjet e brendshme për të parin e VV-së, por pavarësisht kësaj ende nuk është specifikuar se cila do të jetë data e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.

© ZËRI.INFO