Ahmeti për vendstrehimin e Grubit dhe Bajramit: Nuk kam komunikim, janë diku në rajon

Picture of INA
INA

02/05/2025

Artan Grubi dhe Përparim Bajrami, të cilët prej muajsh janë në arrati, sipas numrit një të BDI-së, janë diku në rajon. Ali Ahmeti thotë se nuk është organ hetuesie për ta zbuluar vendndodhjen, ndërsa theksoi se së fundmi nuk ka pasur komunikime me ta.

“Unë nuk punoj as në ndjekje as në hetuesi, sigurisht ato në vende larg rajonit sigurisht që nuk ndodhen, por unë nuk jam ai që duhet të zbuloj vendndodhjen e tyre…Jo nuk kam komunikim”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Ish zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ish drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, janë të përfshirë në hetimin për Lotarinë Shtetërore dhe po kërkohen me flet arrest ndërkombëtar tashmë disa muaj. Grubi e Bajrami dyshohen se janë bashkëkryerës të veprës penale “Mashtrim në Shërbim” sipas nenit 354 të Kodit Penal që parashikon dënim të paktën katër vjet burg. Dëmi i kryer në Lotarinë Shtetërore, sipas Prokurorisë është mbi 500 milionë denarë ose rreth 8,2 milionë euro. Ish zëvendëskryeministri Grubi paraprakisht u vendos në Listën e Zezë Amerikane për marrje ryshfeti me qëllim për ta shpëtuar nga ndjekja penale ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov. /Alsat.mk

TË FUNDIT

VIDEO/Ndarja e komunave për zgjedhjet, Sela: Nuk do të pranoj përulje apo nënçmim

Rama me krimin harxhoi 70 milionë euro për vota, fali 200 milionë euro gjoba, reagoi Berisha nga protesta në Tiranë

Albrim Hoxha: Jam “ushtar” i Aleancës dhe VLEN-it, gjithmonë kundër BDI-së!

Reuters: Shqipëria e vogël dhe aspiruese pret samitin gjigant europian

Mexhiti: Jemi në bisedime me deputetët e Frontit

Vendimi për shqipen mund të shtyhet

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË