Ahmeti: Po funksionojmë mirë dhe pa probleme me LSDM

0

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se nuk ka probleme në qeverisjen e përbashkët të LSDM dhe BDI. Sipas tij, partneriteti midis BDI-së dhe LSDM-së funksionon pa probleme, por ka dallime dhe paragjykime nga siç tha, “ndonjë anëtar i partisë së tij, por ajo nuk e rrezikon partneritetin”.
“Kuptohet që kemi edhe dallime. Kuptohet se ka edhe paragjykime nga ndonjë anëtar i organizatës sonë, por ajo nuk nënkupton se e rrezikon partneritetin dhe se do të krijohet ndonjë pakënaqësi deri në mosrespektim të partneritetit. Nuk ka kurrfarë problemi që do të na rrezikonte neve, partnerët e koalicionit”, theksoi Ahmeti i cili ka marrë pjesë në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit që sonte u mbajt në Klubin e deputetëve. Edhe Zaev ka theksuar se bashkëqeverisja po funksionon dhe se ai përjashtoi dorëheqjen si dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. (INA)