Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar sot në Shkup kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
“Me zonjën Spiropali diskutuam për çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin e dy vendeve tona në Bashkimin Evropian, rrugë të cilën e kemi bërë së bashku dhe para vetes kemi shumë sfida.Zonjës Spiropali i kam shprehur shqetësimet e mia në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike brenda Maqedonisë së Veriut si dhe shkeljen e legjitimitetit që buron nga vullneti i popullit i shprehur në mënyrë demokratike përmes votës së lirë”, ka thënë Ahmeti.
Sipas njoftimit të BDI-së, në takim është biseduar edhe për nevojën për Veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, duke ndarë edhe përvojat konkrete me Shqipërinë në këtë sferë mjaft të rëndësishme.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dy vende aleate duhet që së bashku ta vazhdojnë rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Ahmeti pas takimit me Elisa Spiropalin.