Ahmeti sërish i përgjigjet Mickoskit lidhur me zgjedhjet e parakohshme

Picture of Ina Online
Ina Online

02/11/2024

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një porosie në rrjetet sociale ka theksuar se BDI-ja nuk kërkon pjesëmarrje në Qeveri por ti ikur asnjë përgjegjësie, por siç shkruan Ahmeti për të respektuar votën e sovranit.

Ja postimi i Ahmetit:

Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë mbështetjen absolute të qytetarëve në të gjitha proceset zgjedhore që nga viti 2002 gjer në 2024.

Si rezultat i fitoreve zgjedhore ndër vite, kemi qenë në koalicione qeverisëse bashkë me LSDM, VMRO DPMNE, por edhe me Aleancën për shqiptarët, Besën, Alternativën, PDSHnë, ndërsa eksponentë të tjerë kanë qenë pjesë e përgjegjësisë sonë në këto 22 vite në koalicionet tona të përbashkëta.

Përgjegjësitë, të bërat e të pabërat, i kemi ndarë bashkë. Ne nuk kemi ndryshuar në qëndrimet tona, por të gjithë të tjerët kanë ndryshuar në qëndrimet e tyre varësisht të rrethanave, a janë me ne në koalicion ose jo.

Prandaj, ne nuk kërkojmë pjesëmarrje në Qeveri për ti ikur asnjë përgjegjësie të sajuar në vazhdimësi në këto 22 vite, e cila gjithëmonë është ndarë me ju, por për ta respektuar votën e sovranit, për ta ndaluar nënçmimin e shqiptarëve, për ta integruar vendin në Bashkimin Europian, për marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, për veting të tërësishëm të politikanëve, gjykatësve, prokurorëve, oligarkëve, procesit të privatizimit, si dhe drejtësi joselektive të monitoruar ndërkombëtarisht!”, ka shkruar Ahmeti.

Mickoski sot komentoi edhe deklaratën e Ahmetit i cili mbrëmë tha se në tetor të vitit të ardhshëm bashkë me zgjedhjet lokale do të mbahen edhe parlamentaret.

“E kuptoj që kryesia e BDI-së nuk dëshiron të jetë në opozitë, duke u frikësuar se më në fund e ndjejnë vendosmërinë e Qeverisë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Ata e dinë gjithçka që kanë bërë në 20 vitet e fundit, janë të vetëdijshëm dhe e dinë se ngadalë por me siguri po vjen dita kur do të duhet të jenë përgjegjës. Prandaj, si rezultat i asaj frike, do të thosha se janë trima joparimisht dhe mendojnë se në këtë mënyrë do të magnetizojnë më shumë votues, tha Mickoski pas mbikëqyrjes së punimeve në rrugën Prilep-Manastir, e cila është pjesë e Korridorit 10d.(INA)

TË FUNDIT

Salihu mirënjohje nga FNAI për promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit shqiptar

Me autobus deri në Kodrën e Diellit, në fundjavë linja do të jetë e rregullt

BDI: Veting për funksionarët për 30 vitet e fundit, VLEN përgjigjet

“Kosova është republikë”, konflikt verbal mes të moshuarës dhe një të riu në Novi Sad

Kërkohet ndihmë për shërimin e 5 vjeçares nga Çerkezi i Kumanovës

Behgjet Pacolli e Halil Kastrati të gatshëm për t’i ndihmuar këngëtares, Parashqevi Simaku

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË